Një shtetas turk është arrestuar nga policia pasi ka tentuar tiu japë rryshfet efektivëve të policisë rrugore. Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20.30, në fshatin Mullet afër lokal Palmanoves, është ndaluar automjeti tip Range Rover, me targa "AA 602 KT", me drejtues shtetasin turk Muamer Çatal.
 
Pasi është ndaluar, nga punonjësi i Policisë Rrugore i është kërkuar dokumentacioni si dhe leja e drejtimit, ndërsa në këtë moment drejtuesi mjetit, ka tentuar që të korruptojë punonjësin e policisë, me 500 lekë të reja.
 
Menjeher ky shtetas është shoqëruar në Drejtorinë e Policise Qarkut Tiranë, ku është bërë dhe arrestimi në flagrancë për vepren penale te "Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike',parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Ky është arrestimi i 20 deri tani.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)