Një superhajdut është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i cili dyshohet se është autori i 20 vjedhjeve. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kanë bërë të ditur, se uniformat blu të komisariatit numër 3, vunë në pranga 18-vjeçarin Emirjon Nikja.

 

Sipas bluve, arrestimi i tij është bërë në sajë të operacionit “Mesnata-1”, pasi më 14 prill, gjatë natës, ai ka vjedhur një lokal në Paskuqan, ku ka marrë një televizor. Por, arrestimi i 18-vjeçarit duket se ka zbuluar dhe autorësinë e plot 20 vjedhjeve të tjera në kryeqytet, që ta fillimi i këtij viti.

 

Policia e Tiranës njoftoi, se Nika është autori i vjedhjes së bar-kafe “Laguna”, ku ka marrë një televisor plazma; i vjedhjes së një farmacie, ku ka marrë një sasi medikamentesh etj. POlicia ka bërë të ditur, se në serinë e 20 vjedhjeve, Emirion Nika ka grabitur lokale, markete, fast-food dhe lokale lojrash për fëmijë.

Të njëjtat burime pohuan, se televizorët dhe kompjuterat ishin sendet kryesore që vidheshin, por nuk kanë shpëtuar pa u vjedhur as lekë apo steka me cigare.

 

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

 

Redaksia Online

(b.m/shqiptarja.com)