Arrestohet tre shoferë në Tiranë, po drejtonin makinën nën efektin e drogës

Gjatë fundjavës, policia e rrugore e Tiranës ka arrestuar tre drejtues mjetesh nën efektin e drogës mbrëmjen e së shtunës. Si rezultat u kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të tjera të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 24 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Policia ka arrestuar shtetasit Erjon Buzali, Erjon Prendi, Enaldo Rreshka. Gjithashtu po gjatë fundjavës, u ndëshkuan edhe disa drejtues mjetesh për zhurma nga marmida dhe disa për gara shpejtësi.

Sakaq policia ka arrestuar dhe proceduar penalisht 53 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia ka ndëshkuar me masë administrative 878 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 446 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 69 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.  Janë vendosur 577 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!