TIRANE- Altin Dumani, ish-drejtuesi i parë i njësisë Task-Forcë në Tiranë dhe momentalisht prokuror Apeli në kryeqytet është mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Lap-Topi. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se personi që ka ngritur dhe ka financuar këtë skemë survejimi është shtetasi 26-vjeçar Armand Lile, i cili rezulton të jetë djali i tezez së ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi të arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani dhe dënuar nga gjykata e Durrësit për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”.
Këtë mekanizëm survejimi e ka zbuluar vetë prokurori Altin Dumani, pasi në oborrin e shtëpisë së tij ka zbuluar se ndodhej një send me karakteristikat e USB. Në fakt ai ka qënë një çip elektronik “GPS” që ishte vendosur poshtë makinës së tij, duke kontrolluar më pas të gjitha lëvizjen e prokurorit Dumani dhe familjes së tij, nëpërmjet një Lap-Topi. Paisja është rrëzuar aksidenalisht nga makina, ndërkohë që prokurori e ka konstatuar në datën 13 tetor 2013, ku pikërisht në këtë muaj në datën 24 tetor 2013, ish-prokurori Aleksandër Plepi i arrestuar nga Dumani, është deklaruar fajtor nga gjykata e Durrësit dhe dënuar me 1 vit burg.
Të gjithë këtë mekanizëm e kishte financuar shtetasi Armand Lile, djali i tezes së ish-prokurorit Plepi. Për çudi pas zbulimit të kësaj paisje nga prokurori Dumani, vetë Lile ka bërë denoncim në polici, disa minuta më përpara se prokurori Dumani ta denonconte në komisariatin nr.6 në Tiranë.
GPS poshtë makinës
Më datë 13 tetor 2013, rreth orës 16:00 shtetasi Altin Dumani ka gjetur në oborrin e banesës së tij, pranë automjetit të tij, të markës “Remault Scenic”, një aparaturë me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “Teletonika GH 3000”. Kjo aparaturë dukshëm ishte vendosur nën shasinë e autoveturës dhe kishte të stampuar në pjesën qëndrore të saj funksionet të dalluara nga shenjat dhe logot e Internetit Wireless (WI-Fi), telefonit, Blue-Toothit, etj.
Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se Kompania e Internetit (ISP) Albania Tirana Pronet sh.p.k. ka lidhur një kontratë me shoqërinë “ALSIG” dhe kjo e fundit ka lidhur me datë 8 tetor 2013 një akt-marrëveshje me të pandehurin Armand Lile (e panënshkruar nga i pandehuri, por i pranuar një fakt i tillë në deklarimet e dhëna nga vetë ai në hetim), i cili është personi që e ka porositur dhe disponuar këtë aparaturë. Më tej nga aktet provuese ka rezultuar se pasi e ka marrë këtë aparaturë survejimi, i pandehuri Armand Lile e ka instaluar atë në automjetin e markës “Renault Scenic”, ditën e nesërme nga dita e porositjes së saj, më datë 13 tetor 2013, gjatë kohës që ky automjet ndodhej në një zonë parkimi pranë Kishës “Udha e Shpresës” tek Pazari i Ri në Tiranë.
Dalja e Aleksadër Plepit
I pyetur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit prokurori Dumani, ka treguar se 26-vjeçarin Armand Lile e ka njohur vetën në datën 24 tetor 2013. “E kam njohur më datë 24.10.2013 kur jam thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kur më thanë se kishin gjetur autorin. Shkova te zyra, kam dhënë deklarimet përkatëse dhe atë ditë e njoha. Në dijeninë time motiv personal nuk kishte. Kam 15 vjet që punoj si prokuror dhe ky person nuk më ka qëlluar ta njoh as si dëshmitar.
Kur më ka pyetur prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin Aleksandër Plepi dhe me ka shpjeguar një detaj që ky shtetas është djali i tezes së Aleksandër Plepit, në këtë moment unë bëra lidhjen time. Kur unë kam punuar në vitet 2007-2010 në prokurorinë e Tiranës, një ndër çështjet që kam trajtuar ka qënë një çështje me të pandehur Aleksandër Plepin, i akuzuar me akuzën “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Kam qënë drejtues jo prokuror direkt. Jam në dijeni që ky person në mënyrë të vazhdueshme emrin tim e ka atakuar në kuptimin që “…ky ma ka bërë…” siç marin gjërat në vendin tonë.
Që në atë moment unë mësova se kush ishte Armand Lile. Nuk di ç’farë ka bërë prokurori që ky shtetas ka shprehur mllef, jo hakmarrje. Ka shkruar kundra meje tek Ambasada Amerikane, ka bërë ankime dhe për procesin gjyqësor dhe ka përdor emrin tim” - ka deklaruar prokurori Dumani.
Lile survejonte me Lap-Top prokurorin, dënohet 1.6 vite burg
Paisja GBS nuk funksionoi, Lila e deklaroi të humbur
Djali i tezes së ish-prokurorit Aleksandër Plepit është dënuar me 1.6 vite burg për akuzën e “Kanosjes së gjyqtarit”. Armand Lile, gjatë gjykimit është vërtetuar se është personi kryesor që ka organizuar, vendosur paisjen GPS dhe financuar këtë skemë survejimi ndaj prokurorit të Apelit Altin Dumani.
Nuk dihet arsyet se për çfarë i shërbente ky survejim Armand Liles, por shkak i këtij konflikti ka qënë përplasja mes dy ish-kolegëve prokurorë që më pas u bënë armiq, pasi Dumani arrestoi Aleksandër Plepin si të implikuar në një aferë korruptive, për lirimin e disa trafikantëve të drogës. Pasi ka vendosur pajisjen në automjetin e shtetasit Altin Dumani, i pandehuri Lile ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka hapur programin ku ka konstatuar se aparatura GPS nuk ishte aktive. Këtë veprim ai e ka kryer disa herë dhe mandej ai ka shkuar tek automjeti ku e kishte vendosur që ta hiqte atë, por ka konstatuar se mjeti ishte larguar nga vendi ku ishte parkuar. Në ditët në vazhdim ai ka tentuar të lidhet me këtë aparaturë por përsëri ka rezultuar se ajo nuk ishte aktive.
E humbur
Pas disa ditësh i pandehuri e ka fshirë programin nga laptopi, dhe nisur nga ky fakt,i pandehuri ka shkuar tek shoqeria “ALSIG” sh.p.k ku ka bërë të ditur faktin se pajisja gjurmuese GPS i kishte humbur.
Historia, Pas dështimit Lile i tregoi ngjarjen dhe Sandër Plepit
I pandehuri ka deklaruar se për këtë ngjarje i ka treguar vetëm kushëririt të tij ish-prokurorit Sandër Plepi, të cilin e ka djalë të tezes. Ai i ka thënë se do të interesohej nëse kishte ndonjë problem dhe më pas po prej tij i është thënë që duhej të paraqitesh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për të deklaruar ngjarjen që i kishte ndodhur.
I pandehuri ka vijuar se personin që drejtonte makinën e markës “Renault” nuk e ka njohur më parë dhe se nuk e dinte se kush ishte ai. Ai ka deklaruar se nëse është shqetësuar kush nga kjo ngjarje i kërkon ndjesë prokurorit Altin Dumani, ka deklaruar se nuk ka patur asnjë lloj qëllimi ndaj tij, dhe se nuk ka bërë asnjë lloj bisede me kushëririn e tij Aleksandër Plepi në lidhje me hetimin e këtij të fundit, apo problemet që ai ka pasur.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com