Arrigo Sacchi, ish-trajneri italian i cili ka arritur suksesin më të madh në krye të Milanit, gjatë vizitës në Tiranë ka dhënë disa këshilla për trajnerët e ekipeve kombëtare të grupmoshave.
69-vjeçari i shoqëruar nga bashkëatdhetari i tij, Gianni De Biasi, bëri dhe një koment për rezultatet e arritura nga kombëtarja shqiptare.
“Është hera e parë që kualifikohet në një kompeticion të tillë një Kombëtare që gjithmonë është konsideruar si inferiore. Shqipëria, De Biasi dhe lojtarët kanë bërë një kryevepër. Ata kanë hyrë në historinë e futbollit”, tha Sacchi.
Ish-trajneri i kombëtares italiane thotë se Shqipëria duhet të luajë pa presion në Evropian, ndërsa për eliminatorët e botërorit “Rusi 2018”, paralajëron Italinë.
“Shpresoj që të shkojë mirë për Italinë por nuk do të jetë e lehtë sepse Shqipëria është një realitet që po rritet dhe kur të luajnë me Italinë do të japin të gjithë 101%”, tha italiani që humbi finalen e botërorit në 1994 në Brazil.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com