Gjermani, Ministrja e Jashtme: Thelbësor rivitalizimi i Procesit të Berlinit

Gjermani, Ministrja e Jashtme: Thelbësor rivitalizimi i Procesit të Berlinit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në kërë proces, RCC-së dhe RYCO-s. Ministrja Xhaçka në takimin me homologen gjermane Annalena Baerbock, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. 

Ministrja Xhaçka, më tej theksoi se Shqipëria e konsideron Procesin e Berlinit si një shtysë për të çuar përpara axhendën e BE-së në tre shtylla kryesore: rritja ekonomike dhe ndërlidhja, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe lidhja ndërmjet njerëzve. Ajo vlerësoi konsensusin e arritur për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë në rajon.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në fushat e ndikimit gjeostrategjik njësoj si vendet anëtare të BE-së prandaj edhe duhet të trajtohen në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse rivitalizimi i Procesit të Berlinit është thelbësor, së bashku me iniciativat e tjera për zbatimin të drejtave themelore në rajonin tonë” u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj në ministerial.

Në fund, Ministrja vlerësoi përpjekjet e përbashkëta lidhur me angazhimin ndaj të rinjve, duke vlerësuar punën e RYCO-s dhe më tej fuqizimi që do të vijë nga krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë. Këto përpjekeje shënojnë një histori suksesi në rajon për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcuar pajtimin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor.

Temat kryesore në diskutim ishin siguria energjitike, Agjenda e Gjelbër, Tregu i Përbashkët Rajonal, pajtimi dhe roli i të rinjve, si dhe aktualiteti gjeopolitk. Ndër temat e diskutuar në këtë takim ishte edhe krijimi Fondit Kulturor për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion