Mediat franceze zbulojnë se është arritur marrëveshja mes Lionel Messit dhe PSG-së dhe argjentinasi do të vijojë karrierën në Paris. Mësohet se kanë marrë zgjidhje edhe problemet e fundit që kishin të bënin me të ardhurat nga imazhi dhe paga.
Leo Messi do të firmosë me PSG-në një kontratë dy-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sipas mediave franceze të mërkurën është planifikuar konferenca për shtyp dhe prezantimi. Messi u largua nga Barcelona pas plot 21 vitesh që kaloi në klub ndërsa shpërtheu në lot gjatë konferencës së lamtumirës. Pritet që orët në vijim argjentinasi të fluturojë drejt Parisit./Përgatiti Andi Kapxhiu