Arrihet marrëveshja “STAND-BY” me FMN-në

Arrihet marrëveshja “STAND-BY” me FMN-në
Qeveria e Kosovës nëpërmes një komunikate thotë që ka arritur t`i harmonizojë qëndrimet për marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që pritet të miratohet nga Bordi i FMN-së në vlerë prej 107 milionë eurosh, raportojnë mediat në Kosovë.

Kthimi i marrëveshjes stand-by thuhet se është arritur dje gjatë qëndrimit në Kosovë të një delegacioni të FMN-së.

Marrëveshja stand-by është arritur sipas parashikimeve ekonomike nga ana e FMN-së, e cila parasheh rritje ekonomike në Kosovë për 3.8 për qind, e jo 5 për qind siç e ka parashikuar Qeveria e Kosovës. Po ashtu, marrëveshja thonë se hap rrugë për dhënie të këstit të dytë për mbështetje buxhetore nga ana e Bankës Botërore në vlerë prej 30 milionë dollarësh. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton