Në kuadër të Shengenit Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e Certifikatave Fitosanitare, duke lehtësuar në këtë mënyrë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve. Gjatë një video-konference ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Trajan Dimkovski, u dakordësuan për variantin final të marrëveshjes, për të cilën është punuar prej rreth 6 muajsh që nga takimi i fundit i tyre në Tiranë, njofton ministria.
“Tani çdo gjë është pothuajse gati. Kemi versionin final të marrëveshjes për njohjen e certifikatave fitosanitare për secilin vend. Jam i lumtur që më në fund finalizuam diçka që e kishim diskutuar që para gjashtë muajsh në Tiranë. Çdo krizë është një mundësi për të ecur përpara, kështu që le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara dhe të nënshkruajmë së bashku këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”, tha ministri Çuçi.
Marrëveshja Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sjell njohjen e ndërsjelltë të institucioneve e instrumenteve laboratorikë, vlerësues dhe validues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin mes dy vendeve. Nënshkrimi do të bëhet pasi qeveritë respektive të të dy vendeve do të ndjekin procedurat përkatëse.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë së Bujqësisë, krahas kësaj marrëveshje grupet e përbashkëta të të dy vendeve do të punojnë edhe për dy marrëveshje të tjera, atë të bashkëpunimit në fushën e veterinarisë dhe ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe marrëveshjen për ruajtjen, monitorimin dhe menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Prespës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
64.9%
-
Jo
26.3%
-
S'kam mendim
8.8%
Vota total: 365
Lajme të tjera
-
Shtetëzimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të ID, reagon Rithemelimi: Korporatë shtetërore komuniste! Kapje e sistemit nga të gjitha anët
23 Janar, 19:42
-
Certifikohen 114 Oficerë të Sigurisë, ministrat Çuçi e Kushi: Vendosen në gjimnaze dhe shkollat 9-vjeçare të vendit
19 Janar, 17:03
-
PD e Berishës: Veliu dhe Çuçi manipuluan vdekjen e Lear Kurtit, krim shtetëror
19 Janar, 14:00
-
Nënshkruhet marrëveshja kundër falsifikimit të parave nga Banka e Shqipërisë, përfshin edhe euron! Kartëmonedhat e reja ulën rastet
17 Janar, 17:09
-
Kronikë malli e brengash që nuk na ndahen!
16 Janar, 18:00
-
Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja për binjakëzimin e Akademisë shqiptare të Sigurisë me atë italiane
13 Janar, 18:03
-
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
13 Janar, 09:32
-
Fati i Ervis Martinajt, ministri: Policia e ka në vëmendje çdo ditë, s’ka shkop magjik të zbardh çështjet kaq shpejt
11 Janar, 13:01
-
‘2022-shi’ dhe projektet e këtij viti, Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Vetting për zyrtarët? Manja: Ka mekanizma për ta
11 Janar, 11:08
-
Ministria e Brendshme, gati Agjencinë Kundër Terrorizmit! Projekt vendimi për ngritjen e agjencisë brenda katër muajve
10 Janar, 14:40
-
Vijojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Ministri i Brendshëm: Në këtë fazë janë rreth 400 të punësuar nga zona
18 Dhjetor 2022, 18:04
-
Çuçi: Shumë shpejt shoferët do njoftohen elektronikisht për shkeljet që bëjnë! Do rikthejmë kamerat e trupit për policët
14 Dhjetor 2022, 15:13
Kosovën e dashur as që e permend më Tirana zyrtare...!
Përgjigju