Arrihet marrëveshja në Seri A, katër paga vjetore reduktim për futbollistët nëse kampionati nuk rifillon

Arrihet marrëveshja në Seri A, katër paga vjetore reduktim për futbollistët nëse kampionati nuk rifillon

Nëse Seria A do të ndërpritet përfundimisht atëherë 1/3 e pagave të futbollistëve, trajnerëve dhe antërëve të klubeve nuk do të paguhen. Marrëveshja u arrit sot pas Asamblesë së Ligës së Seria A, e cila miratoi unanimisht udhëzimet për shkurtimin e kompensimit tëp agave.

Ndërhyrja parashikon një zvogëlim me një të tretën e shpërblimit të përgjithshëm vjetor bruto nëse aktiviteti (kampionati) nuk rifillon, dhe me një të gjashtën të pagës vjetore bruto (ose 2 pagesa mesatare mesatare gjithëpërfshirëse) nëse ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/2020 mund të luhen në muajt e ardhshëm.

Sigurisht që marrëveshjet janë lënë edhe në dorë të kluebeve, të cilët do të kenë bisedime me lojtarët. Përjashtim bën vetëm Juventusi, që dit më parë njoftoi se kishte arritur marrëveshjen me futbollistët për reduktimin e pagave.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?