Arrihet marrëveshja PDK-LDK
Mustafa kryeministër i Kosovës
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së re duke i dhënë fund tashmë ngërçit politik në Kosovë. Marrëveshja është arritur gjatë një takimi që dy liderët politikë kanë zhvilluar me Presidenten Atifete Jahjaga, praninë edhe të ambasadores së SHBA Tracey Ann Jacobson. Mediat kosovare bëjnë të ditur gjithashtu se kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Isa Mustafa, në bazë të marrëveshjes së arritur nga ky takim. Mediat kosovare: Thaçi, pritet të bëhet President i Kosovës në vitin 2016. Nga ana tjetër bëhet e ditur se shumica e posteve ministrore do t'i takojë PDK-së së Thaçit.
PRISHTINE - Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së re duke i dhënë fund tashmë ngërçit politik në Kosovë që vazhdon që pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë për shtyp e Presidencës së Kosovës, ku bëhet e ditur se marrëveshja në parim mes palëve është arritur gjatë një takimi që dy liderët politikë kanë zhvilluar me Presidenten Atifete Jahjaga, si dhe me praninë e ambasadores së SHBA-ve Tracey Ann Jacobson.
Në njoftimin për shtyp thuhet se si Thaçi ashtu edhe Mustafa janë dakordësuar në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet PDK dhe LDK për të ndërtuar institucionet e reja në Kosovë.
Si Thaçi ashtu edhe Mustafa kanë shprehur vullnetin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve duke i dhënë fund kështu ngërçit politik disa mujor në Kosovë. Në këtë mënyrë pas kësaj marrëveshje AAK, Vetëvendosje dhe Nisma mbeten në opozitë.
“Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.” thuhet në komunikatën për shtyp të Presidencës së Kosovës
Marrëveshja LDK-PDK: Isa Mustafa kryeministër, Thaçi PresidentMediat kosovare bëjnë të ditur gjithashtu se kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Isa Mustafa, në bazë të marrëveshjes së arritur nga ky takim. Po sipas mediave kosovare, Thaçi, pritet të bëhet President i Kosovës në vitin 2016, atëherë edhe kur i përfundon mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Nga ana tjetër bëhet e ditur se në bazë të paktit të arritur, shumica e posteve ministrore do t'i takojë PDK-së së Thaçit.
Po sot Isa Mustafa, pas një mbledhje që zhvilloi LDK, deklaroi për mediat, se partia që ai drejton është e hapur për të biseduar me të gjitha forcat politike, por se në qeverisjen e re, do të udhëheqë LDK.
Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj njoftoi prishjen e marrëveshjes paszgjedhore të bllokut Vetëvendosje-LDK-AAK-Nisma, duke fajësuar për këtë partinë e Isa Mustafës, për prishje të njënashme të marrëveshjes.
Zgjidhja e ngërçit politk në Kosovë tashmë i hap rrugë formimit të institucioneve qeverisëse të Kosovës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.9%
-
Më keq
44.2%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli
3 Gusht, 15:53
-
Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kosova dërgon notë proteste! Ministrija e Jashtme e Maqedonisë së Veriut: Po e analizojmë
3 Gusht, 15:31
-
Klubi i Serie A ofron 5 milionë euro për Mirlind Dakun, rusët kërkojnë dyfishin
3 Gusht, 15:31
-
Kostot e votës nga jashtë, Celibashi: Mbi 3 milionë euro vetëm platforma elektronike e regjistrimit
3 Gusht, 15:26
-
Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim
3 Gusht, 14:57
-
Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
3 Gusht, 14:55
-
Aktorët Alfred Trebicka dhe Artan Imami inspektojnë punimet e Teatrit të Ri
3 Gusht, 14:38
-
Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
3 Gusht, 14:35
-
Eduard Zaloshnja: Pogradeci, Mbret i turizmit vendas
3 Gusht, 14:18
-
Makina përplas të miturën në Shkodër
3 Gusht, 14:12
-
Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat
3 Gusht, 14:04
-
Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra (VIDEO)
3 Gusht, 13:48