Arritje e sfida në përvjetorin
e Konventës së Patentave

Arritje e sfida në përvjetorin<br />e Konventës së Patentave
TIRANE- 40 vjet më parë, më 5 tetor 1973, u nënshkrua për herë të parë në Mynih Konventa Evropiane e Patentave (EPC), në Konferencën Diplomatike Evropiane, pas më shumë se 20 vjet negociatash. 16 vende e firmosën këtë dokument, një traktat shumëpalësh, i cili gradualisht krijoi Organizatën Evropiane të Patentave (EPO), duke siguruar një sistem ligjor të pavarur për të parë dhe lëshuar patentat evropiane të shpikjeve në të gjithë kontinentin.

Kur EPC hyri në fuqi në vitin 1977, aplikantët mund të regjistronin një aplikim të vetëm për patentë nëpërmjet EPO-s dhe, nëse lëshohej në këto vende pjesëmarrëse të EPC, zgjidhej nga aplikanti ose shpikësi, për vendet për të cilat kishte interes. Shtetet anëtare të kësaj konvente mbajnë të drejtën e fuqizimit të patentave individuale deri në ditët e sotme.
Kjo konventë (EPC) redukton kostot dhe dokumentacionin që lidhet me depozitimin në vende të ndryshme evropiane. Më përpara, kjo gjë kërkonte përkthime të shtrenjta dhe konsum kohe në procedurat e grantit (lëshimit) të patentave në secilin vend.

Në këtë përvjetor, i cili u zhvillua në selinë gjigande të EPO-s  në Mynih, morën pjesë rreth 300 përfaqësues të Patentave të shpikjeve, zyrave të IP (pronësisë intelektuale) në Evropë dhe më gjerë, shoqata të përfaqësuesve të IP, avokatë, inxhinierë, shpikës nga e gjithë Evropa. Shqipëria u përfaqësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave dhe nga përfaqesues të Shoqatës së Ekspertëve shqiptarë të Pronësisë Intelektuale, si dhe avokatë e inxhinierë shqiptarë të kësaj fushe.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim