Rebecca Welch do të bëhet gjyqtarja e parë në historinë e Premier Leagues angleze të futbollit. Ajo është një gjyqtare me përvojë e cila ka 13 vite që e bën punën e saj dhe në 23 dhjetor të këtij viti do të bëhet edhe gjyqtarja e parë që do gjykojë në një takim të Premier League mes Burnley dhe Fulham.
Përveç kësaj, ajo ka drejtuar edhe në versionin e femrave të Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Botës. Vitin e kaluar, ajo fërshëlleu në dy ndeshjet FA Cup për meshkuj.
Në nëntor të këtij viti, ajo u bë gjithashtu gjyqtarja e parë femër që vepron si gjyqtarja e katërt në një ndeshje të Premier League, kur Manchester United mundi Fulham (1:0) në "Craven Cottage Stadium". Pas shumë vitesh, këtë dhjetor do të delegohet për herë të parë pas shumë vitesh edhe një gjyqtar me ngjyrë.
Sam Allison do të arbitrojë edhe në Premier Leaguen angleze, ai do të bëhet arbitri i parë me ngjyrë në Premier League pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Allison do të gjykojë në ndeshjen Sheffield United – Fulham. Arbitri i parë me ngjyrë në mesin e elitës në Angli ishte Uriah Rennie, i cili u tërhoq nga arbitrimi në vitin 2009.