Kur EPC hyri ne fuqi ne vitin 1977, aplikantet mund te regjistronin nje aplikim te vetem per patente nepermjet EPO dhe nese leshohej ne keto vende pjesemarrese te EPC, zgjidhej nga aplikanti ose shpikesi, per vendet per te cilat kishte interes.. Shtetet anetare te kesaj kovente, mbajne te drejten e fuqizimit te patentave individuale deri ne ditet e sotme. Kjo konvente (EPC) redukton kostot dhe dokumentacionin qe lidhet me depozitimin ne vende te ndryshme evropiane. Me perpara kjo gje kerkonte perkthime te shtrenjta dhe konsum kohe ne procedurat e grantit(leshimit) te patentave ne secilin vend.
Paraardhese e EPC eshte Konventa e Parisit, e firmosur ne vitin e hershem 1883, si nje nga traktatet e para te Pronesise Intelektuale dhe vazhdon te jete ne fuqi ne ditet e sotme, PCT( Traktati i bashkepunimit te patentave, i firmosur ne vitin 1970, hyre ne fuqi ne 1978, dhe
Instituti Nderkombetar i Patentave te Shpikjeve(IIB) perfshire ne Organizaten Evropiane te Patentave (EPO). Organizata nderkombetare qe aplikon kete traktat ne ditet e sotme eshte WIPO(Organizata Nderkombetare e Pronesise Intelektuale) me seli ne Gjeneve. Ne kete pervjetor, i cili uzhvillua ne seline gjigande te EPO, ne Mynih, Gjermani, moren pjese rreth 300 perfaqesues te Patentave te shpikjeve, zyrave te IP ne Evrope dhe me gjere, shoqata te perfaqesuesve te IP, avokate, inxhiniere, shpikes nga e gjithe Evropa.
Shqiperia u perfaqesua nga Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave dhe nga perfaqesues te Shoqates se Eksperteve shqiptare te Pronesise Intelektuale si dhe avokate dhe inxhiniere shqiptare te kesaj fushe. Po ju japim pak me ne detaje disa nga specifikat e kesaj konvente, kaq e rendesishme per profesionistet e fushes se shpikjeve qe perdoren ne industry.
Çfare risie ka sjelle kjo konvente ne fushen e IP?
1. Kjo konvente eshte perqafuar menjehere nga industria, jo vetem ajo evropiane, por edhe ne kontinentet e tjera.
2. EPC ka krijuar nje politike cilesore. Ne vazhdim EPO ka qene e afte te zhvilloje procese, procedura dhe mjete te cilat, jane te orientuara te gjitha ne leshimin e patentave te shpikjeve cilesore, pra patent ate forta, dhe ka caktuar nje balance te qarte ndermjet te te drejtave te te pronareve te ketyre patentave dhe paleve te treat. Kjo lloj politike ka dy misione, se pari te leshoje patenta te shpikjeve, se dyti te perhape informacion mbi patentat.
3. Kjo Konvente ka nje shtrirje te gjere gjeografike..Ne kohen ku u nenshkrua, kishte vetem shtate vende anetare, tani jane 38 vende, dhe shpejt do te behen 40. Kjo eshte nje arritje e madhe e kesaj konvente. Shqiperia eshte pjese e EPC, si anetare me te drejta te plota, qe prej vitit 2010, por ka patur shtrirje te patentave evropiane ne vendin tone qe prej vitit 2000.
4. Nje nga arritjet e fundit te kesaj konvente eshte “Patent Translate” EPOQUE”, qe mbulon perkthimin elektronik te patentave ne 21 gjuhe dhe deri ne fund te vitit 2013, deri ne 32 gjuhe te ndryshme. Keto perkthime perdoren nga inxhiniere nga e gjithe bota,, kerkues shkencore, akademike, dhe lejon te kene akses ne teknologjine kineze, japoneze. Ndoshta nga ana gjuhesore nuk eshte perkthim perfetk, por i perkthyer rnga eskperte te fushes se shpikjes, vetem ne dy faqe kuptohet ideja. Pa kete system elektronik perkthimi, nuk do te ishte e mundur te hyhej ne teknologjine moderne nderkombetare. Duke qene se se fundmi dy lojtare te fuqishem ne fushen e shpikjeve jane Kina dhe Brazili, kjo e vendos industrine evropiane ne nje pozicion te mire ne tregun kinez dhe ndihmon ne modernizimin e ekonomise kineze dhe braziliane. Pjese e festimeve te ketij 40 vjetori ishin edhe Gara e Inovacionit (Risise) nga studentet e vendeve anetare te EPO. Garuesve ju kerkua qe te percaktojne nje projekt kerkimi shkencor ne interes potencial per te ardhmen, qe do te perfshinte:
Nje pershkrim te nje problemi teknik qe shfaqet ne ditet e sotme ne pese fushat e meposhtme:
A. Prodhim i qendrueshem ushqimor
B. Prodhim dhe ruajtje e energjise miqesore me mjedisin(Eco-friendly)
C. Manaxhimi i mbetjeve, riciklimi dhe urbanistika
D. Transporti i thjeshtuar dhe sistemet e manaxhimit te trafikut
E. Teknologjia shtepiake e zgjuar
F. Nje prezantim i gjendjes aktuale te problemeve mjedisore te nje zone te caktuar
G. Nje perllogaritje e pergjithshme e potencialit te tregut per nje zgjidhje te caktuar te nje problem teknik.
Aplikimet u mblodhen nga zyrat anetare te EPC, dhe ku u perzgjodh nje garues ose nje grup garuesish. Keto aplikime kaluan nepermjet nje jurie te EPO dhe u perzgjodhen me te miret:
1.Xavier García Lomillo dhe Raquel del Pino García nga Universiteti i Burgos në Spanjë , për projektin e tyre që përshkruajnë pronat dhe procesin e prodhimit për një zëvendësim te kripës qe rrjedhin nga rrushi dhe pulpa e molles , një produkt i industrisë së verës ( kategoria " prodhimit të qëndrueshëm ushqimor) ,
2.Joana Font TARRES nga Universiteti i Luksemburgut, për projektin e saj për ngrohje në një proces të prodhimit të çelikut duke përdorur teknologji diellore (kategoria e prodhimit dhe magazinimit eko -miqësor te energjisë)
3,Ivan Kovač , Marija Kovač , Ivana Ćurković dhe Goran Miljić nga Universiteti Josip Juraj Strossmayer i Osijekut në Kroaci , për një projekt në projektimin dhe ripunim të një bioreaktori horizontal që përdor mikro -organizma qe prishen per mbeturina ligno celulosike te prodhuara nga lëndët e para që përdoren në industrine ushqimore . Produkti që rezulton mund të përdoret për të bërë bio - etanol , enzimat, antibiotikë ose per ushqimet e Kafshëve ( kategoria " menaxhimi i mbeturinave, riciklimi dhe mbetjet urbane ") ,
4.Jorge Bandeira nga Universiteti i Aveiros në Portugali , për projektin e tij në kuadër te vlerësimit te eko - kursit dhe strategjitë e menaxhimit të trafikut që synojnë minimizimin e konsumit të energjisë dhe ekspozimi ndaj ndotësve dhe zhurmat e trafikut (kategoria " transporti i zgjuar dhe sistemet e menaxhimit të trafikut "),
5.Chabanas Clement nga Ecole Supérieure Normale(Shkolla Superiore Normale) në Cachan , Francë, për projektin e tij në një termostat për Kontrollin e ngrohjes në energji të ulët- per trehim , duke reduktuar konsumin e energjisë duke ofruar një nivel të dytë të kontrollit për ngrohje bazuar në temperatura e matur brenda mureve të shtëpi , në vend se brendshme e saj ( kategoria " shtëpi teknologjike e zgjuar " ). Me kete rast u promovua brezi i ri i novatoreve nga radhet e studenteve te sotem. Nje eksperience e shkelqyer. Nje takim mes profesionistesh.
Albana Laknori
Senior IP Expert