Ministri i Financave Besim Beqaj është takuar sot me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Enriko Aav, i cili ka qëndruar në Kosovë për të ofruar asistencë teknike për Administratën Tatimore të Kosovë.
Sipas KosovaPress, ministri Beqaj ka falënderuar ekipin e FMN-së për përkrahjen e deritashme për ATK-në dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdoj edhe në vitet në vijim.
Në njoftim, thuhet po ashtu se ministri Beqaj informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi arritjet e fundit të ATK-së si dhe për orientimet strategjike për vitet në vijim.
Ndërsa nga ana tjetër, Aav tha se FMN është shumë e kënaqur me arritjet e deritanishme të ATK-së dhe shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm.
Ai siguroi se ekipi i tij dhe FMN do të vazhdojnë të përkrahin ATK-në edhe në vitet në vijim, si në përgatitjen e Planit Strategjik të ATK-së, ashtu edhe në zbatimin e tij.
/Shqiptarja.com