Numërimi i votave të fundit për Qarkun e Lezhës te Parku Olimpik në Tiranë nuk ka kaluar pa tensione mes dy kampeve dhe madje ankth mes palëve teksa ishin fokusuar te monitori.

Por ajo që ra në sy pasi PD e mbajti mandatin e katërt të Lezhës në grushtin e fundit të zarfave të diasporës së Greqisë, ishte arroganca e demokratëve.

Teksa nisën festimet në kampin demokrat, vijoi arroganca e tyre me Flamur Nokën në krye. Ky i fundit i zuri rrugën deputetit Taulant Balla, kreu politik i Diasporës për PS dhe pasi shkëmbyen fjalë nisi ta shtynte me duar.

Ndërhyrja e të pranishmëve shmangu vijimin e tensioneve dhe përplasjeve. Por u pa qartë se edhe deputetë të tjerë të PD-së si Xhelal Mziu, tentuan që të shkonin pas Ballës, por ky u ndal në fund nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, që e kapi nga xhaketa.

Dhe nëse arroganca e PD-së u shfaq në një moment për fitoren e mandatit të Lezhës që e mbajtën me shumë vështirësi (vëtëm 73 vota duke humbur mbi 14.8% ne krahasimi me 2021), mendo se si do të sillej kjo forcë politike nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe qeverinë.

Dhe kjo të kthen në retrospektivën e errët të Gërdecit dhe 21 Janarit, dy ngjarje të rënda që mbajnë “vulën” e PD-së së Sali Berishës, për të cilat drejtësia ende nuk është vendosur.