ARRSH: Nesër fillojnë punimet në rrugën Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku
Nga dita e enjte, do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë. Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.
Nga punimet për rehabilitimin e autostradës Tiranë-Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.
Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.
Aksi dogana e Tiranës-Prezë, 45 ditë e bllokuar
Nga dita e nesërme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë. Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë.
Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend
5 Shtator, 15:15
-
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
30 Gusht, 16:15
-
Tender për rrugën Korçë-Ersekë – ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II
17 Gusht, 09:42
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18
-
Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin Ervis Lami! Mori tendera nga drejtori i ARRSH, Evis Berberi
25 Korrik, 09:56
-
Bllokohet sot aksi Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH publikon hartën: Ja si do të devijohet qarkullimi
24 Maj, 08:48
-
Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika në SPAK, ja çfarë deklaroi pasi doli
14 Maj, 09:56
-
PD: ARRSH tendera 200 mln €! Do kallëzojmë Ballukun në SPAK
15 Prill, 15:30
-
ARRSH hap 4 tendera me vlerë 10 mld lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë
4 Prill, 22:50
-
Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës, 170 mln euro në total! Hapen 2 tenderë, 32.4 mln euro për zgjerimin nga Kamza në Sukth, nis rehabilitimi i Kombinat-Ndroq-Plepa
4 Prill, 22:25