Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në autostradën Durrës-Tiranë kanë përfunduar punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve. Këtë të diel ARRSH vijoi intensivisht punimet duke sjellë përmbylljen e tyre gjatë pasdites. "Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet", thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë u vendosën ndarëset.