Autoriteti Rrugor Shtetëron në një përmbledhje të situatës në këtë të hënë thekson zonat problematike në vend si pasojë e reshjeve të dëbores dhe bën thirrje për përdorimin e zinxhirëvë në disa zona për arsye sigurie. Të gjitha qarqet ka temperatura të ulëta, të cilat sjellin praninë e akullit dhe ngricave në rrugë.
Edhe kreu i ARRSH-së Dashami Xhika ka theksuar se situata ëshstë nën kontroll dhe thekson se akset e Korçës kanë pak rrezikshmëri janë të gjitha të hapura por për siguri duhet të përdoren zinxhirët.
Konkretish situata në qarqet kryesore
Në Rajonin Verior Shkodër: Disa akse në të Dibrës dhe Bulqizës, qarkullimi kryhet me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të shumta të borës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me borëpastruese dhe po bëjnë pastrimin e akseve. Në Rrugë e Kombit qarkkullimi kryhet pa zinxhirë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, kur temperaturat jatë shumë të ulëta dhe shkaktojnë akull dhe ngrica në rrugë.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në këtë Rajon qarkullimi kryhet normalisht, me përjashtim të disa segmenteve ku për shkak të rrëshqitjeve ka bllokime në disa segmente, ose rruga është me një kalim. Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti Fushë Studë - Steblevë. Segmenti Banjë - Drizë është i bllokuar si pasojë e prurjeve. Aksi Elbasan - Librazhd - Qafë Thanë qarkullohet normalish, me përjashtim të segmentit në Labinot, ku qarkullimi kryhet me një kalim.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset. Janë marrë masat nga kontraktorët për spërkatjen me kripë të segmenteve ku ka ngrica. Në akset e Korçës qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet në Boboshticë - Dardhë dhe në Korçë - Voskopojë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me borëpastruese dhe mjete të tjera.
/Shqiptarja.com