Arsen Rusta: Protestë! Protestë! Protestë!

Edhe unë vendosa sot t'i bashkohem protestës me veten time. Veç trafikut që ishte një faturë e kripur, 2 orë për 25 km! Ajo që ndodhi ishte.....horror

Deti i ndotur dhe bregu i ngopur.

Unë s'besoj se deri në fund të jetës sime me punën që bej do bëhem banor i Gjirit të Lalzit, por sot protestoj si vizitor i atij fshati.

Po si more mundeni kështu?!!!

Ka filluar sezoni turistik, ju vazhdoni grihuni e krihuni, por paguan 10 mijë lekë të vjetra për 2 shezlong pa kupon tatimor që vazhdon e tille prej vitesh.

Ku tatimorët? 

Resres i del pronari. Po, po pronar dhe jo i lehtë, o paguaj, o çohu ik nga këtu.

Pastaj vjen krimi kolektiv, më i rëndë se ai elektoral. Ja shihini plot 16 foto ku mbetjet spitalore janë me datë 8 qershor 2019 në plazhin e Lalzit, aty ku banor është paria e vendit.

Është Doktori është edhe Presidenti Meta.  A mund t'iu pyes?

Po për këto pse nuk protestoni edhe ju? Doktor ti bën shpesh ecje në atë zonë, si mundet të heshtësh për këtë, përse nuk proteston?

Tani, vazhdoni se jeni jo mire, por shumë mirë, jeni mrekullueshëm të gjithë si PARI.  Zihuni për zgjedhjet, datën e zgjedhjeve e ç'të doni... dekretin e çdekretin.

Por këtij vendi, asaj pjese që aksesohet nga njerëzit normal e rrogëtar, ju të gjithë i keni berë më keq se naftën. 

Sot pashë shumë foto luksoze nga Dhërmiu, Jala, Jugu në përgjithësi që është edhe fal natyrës një perlë, por ata që paguajnë taksa për ju të gjithë.

Përse i trajtoni si afrikan?

Tani, z.Klosi meqë je ministër Turizmi, se atë të mjedisit nuk e di kush e përfaqëson. Mirë të huajt që vijnë me Krocera, po ne shqiptaret meritojme të rrime në plehra?

Me ndarjen territoriale ndoshta këtë zonën e ka Durrësi, ose njësia x. A mundet të paktën ta tërhiqni prej veshi t'i pastrojë kush e ka përgjegjësi ose ta shkarkoni për paaftësi.

Prej vitesh, Lalzi, Ishmi e ndoshta edhe me dekadash është kështu, akuarium mbetjesh. Shumë koleg kane shkruar, po ashtu me foto e video prej kohesh, por situata është "replay".

Meqë ju dum fort vllai, na e pastroni edhe neve këtë plazh ose doktor Berisha e President Meta, na thoni përse valle nuk ju shqetëson kjo situatë si banor të fshatit Lalëz.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/06/2019 23:58

    Se Berisha e Meta jane hashtqitje identike si plehret e videos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion