Pas 4 vitesh e gjysmë, Arsene Wenger është rikthyer në “Emirates” për të ndjekur një ndeshje të Arsenalit. “Topçinjtë” morën krah nga miku special që ndodhej në tribuna dhe vazhduan të fitojnë në Premier League. Tre ditë më parë, skuadra e West Ham u mund 3-1 nga skuadra e Arteta. Për tifozët e Arsenalit figura e Wenger është e madhe, teksa drejtuesit kanë vendosur t'i bëjnë një statujë jashtë stadiumit.
Nga viti 1986 deri në vitin 2018 Wenger qëndroi në pankinën e “Topçinjve” dhe gjatë kësaj periudhe i solli 17 trofe klubit. Për këtë arsye drejtuesit e Arsenalit vendosën t'i ngrenë një monument i cili do të jetë para stadiumit "Emirates" në Londër, në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që bëri për klubin.