Arsenali ka realizuar një fitore spektakolare përballë ekipit të Noruicit vetëm në 5' minutat e fundit duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e përkohshme.

Arsenali e nisi në disavantazh, pasi Michael Turner i kaloi miqtë në epërsi 57’ dhe ky rezultat qëndroi deri pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Mikel Arteta e barazoi rezultatin 85’.

Olivier Giroud shënoi në të 88’, ndërsa Lukas Podolski vulosi fitoren e jashtëzakonshme në minutën e parë shtesë. Arsenali ngjitet në vendin e tretë me një pikë diferencë nga rivalët Chelsea dhe Tottenham, që do të luajnë kundër njëri-tjetrit. Liverpuli barazoi pa gola me Sauthemptonin.


d.b/shqiptarja.com