Bendtner dhe Walcott shpëtuan Arsenalin në fund të përballjes me Cardiff-in në shtëpi duke i dhënë tre pikë me mjaft vlerë që e mbajnë në krye të renditjes së Premier League-s edhe pas javës së 20-të.

Sfida ishte mjaft e fortë dhe jashtë parashikimeve të ‘Topçinjve’ të cilët menduan se mund ta kalonin lehtësisht ekipin e Cardiff-it.

Sfida u vendos vetëm në dy minutat e fundit, vendasit treguan edhe njëherë tjetër se e meritojnë vendin e parë duke shënuar dy gola të shpejtë dhe shijuar fitoren e parë në 2014.

Edhe Çelsi ka arritur një fitore bindëse me Southampton 0 – 3 me golat e Torres, William dhe Oscar.

Liverpuli është rikthyer te fitorja duke mundur Hull-in 2-0 në shtëpi me golat e Ager dhe Suarez, ndërsa kampionët e City-t mposhtën Sëansea-n 2-3.

Pas kësaj jave kryeson Arsenali me 45 pikë, i ndjekur nga City me 44 dhe Celsi me 43.