ANGLI - Java e 7-të e Premier League ka sjellë emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat e kreut. Arsenali ka arritur një tjetër fitore të vlefshme, duke mposhtur West Hamin 2-0 në derbin londinez të zhvilluar në “Emirates Stadium”.
Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga mesfushori Declan Rice, që gjeti rrjetën ndaj ish-skuadrës së tij dhe Bukayo Saka nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke ushtruar presion mbi Liverpoolin e Arne Slot në garën për kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, West Ham mbetet me vetëm 4 pikë pas shtatë javësh, duke vazhduar serinë negative të rezultateve.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Manchester United mposhti Sunderlandin me rezultatin 2-0, falë golave të Mason Mount dhe Benjamin Sesko. Po ashtu, Tottenham Hotspur arriti një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Leeds United, me golat e Mathys Tel (23’) dhe Mohammed Kudus (57’) që përmbysën barazimin e përkohshëm të Okafor (34’).
Premier League, raundi 7:
E shtunë, 4 tetor 2025
Leeds 1-2 Tottenham
Arsenal 2-0 West Ham
Manchester United 2-0 Sunderland
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.9%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.5%
Vota total: 5137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armando Broja humbet terren te Burnley, trajneri Scott Parker tregon arsyen përse nuk e grumbulloi në Premier League
13 Shkurt, 13:00
-
GOLAT/ Man. City likuidon Fulhamin në Premier League, Nottinghami shkarkon trajnerin! Liverpooli rikthehet te fitorja, 'zhduket' Armando Broja
12 Shkurt, 11:44
-
Premier League/ Man. United ndalet pas katër fitoreve, West Ham e barazon 1-1! Chelsea hap fals në shtëpi, Tottenham shkarkon trajnerin
11 Shkurt, 10:51
-
GOLAT/ Superndeshja e portierëve, Manchester City përmbys 1-2 Liverpoolin në 'Anfield'
9 Shkurt, 09:56
-
Premier League/ Arsenali dhe Chelsea i përgjigjen Man. United, shënojnë nga tre gola në fitoret respektive
7 Shkurt, 18:51
-
Premier League/ Manchester United katër fitore radhazi, 'thyen' 2-0 edhe Tottenhamin
7 Shkurt, 16:18
-
VIDEO/ Mjafton goli i ish-it Kai Havertz, Arsenali 'thyen' Chelsean dhe shkon në finalen e Carabao Cup
4 Shkurt, 09:33
-
'Çmenduria' e Manchester Cityt, e bleu 50 milionë euro dhe tani e dërgon në Championship
3 Shkurt, 16:05
-
Dështon transferimi i Matetës te Milani, sulmuesi nuk kaloi vizitat mjekësore! Operacioni në gju do e mbajë jashtë për tre muaj
3 Shkurt, 11:15
-
GOLAT/ Armando Broja luan 27 minuta, Sunderland fiton 3-0 kundër Burnleyt në Premier League
3 Shkurt, 09:50
-
Premier League/ Manchester United tre suksese radhazi, fiton 3-2 mes dramës kundër Fulhamit
1 Shkurt, 17:12
-
VIDEO/ Përleshje masive, pesë gola dhe karton i kuq! Chelsea i merr fitoren në fund West Hamit
1 Shkurt, 14:50