Arsenali një dramë, West Ham-i e eliminon nga Kupa! Kualifikohen Liverpool dhe Chelsea

Arsenali një dramë, West Ham-i e eliminon nga Kupa! Kualifikohen Liverpool dhe Chelsea

Eliminimi i Arsenal

EFL Cup ose Carabao Cup në Angli ka zhvilluar fazën e 1/8. Pas ndeshjeve me një takim, Arsenali është humbësi i madh, duke mos mundur të marrë një biletë për më tej. Në Londër ishte West Hami që mundi 3-1 "Topçinjtë" e Artetës. Golat e Kudus, Bouen dhe autogoli i Uhite zhvlerësuan golin e Odegard në fund.

Në ndeshjet e tjera, Liverpool kalon më tej pasi mundi 1-2 në transfertë Bournemouth. Gakpo dhe Nunez shënuan për të kuqtë e Klopp, ndërsa Kluivert barazoi përkohësisht.

Një biletë për më tej edhe për Chelsea. Blutë e Londrës mundën 2-0 Blackburn në "Stamford Bridge". Badiashile në pjesën e parë dhe Serling në fraksionin e dytë i dhanë sukesin Chelsea. Armando Broja ishte jashtë edhe në këtë takim, për shkak të lëndimit.

Everton mundi 3-0 Burnley me gola të Tarkouski, Onana dhe Young, për të kaluar më tej. Në fazën tjetër edhe Fulham, që fitoi 1-3 në udhëtim me Ipsuich.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër