Kampionët në fuqi të Premier League, Arsenal, kanë bërë një tjetër paraqitje jo pozitive në miqësoret e verës. Në ndeshjen kundër Dortmund, të zhvilluar në stadiumin Fly Emirates të Londrës, vendasit u mposhtën me rezultatin 2-3. Fillimisht Inacio dhe më pas Karetsas i dhanë avantazhin e dyfishtë gjermanëve.
Në fillimin e pjesës së dytë Nëaneri shkurtoi diferencat për ‘topçinjtë’, por brenda pak minutash Gadou realizoi sërish për Dortmund-in. Në vijim Gyokeres me penallti vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës, që ishte humbje e dytë radhazi në miqësore. Para se të nisë kampionati më 22 gusht Arsenali ka të parashikuar edhe një tjetër miqësore, që do të luajë kundër Como-s më 12 gusht, ndërsa 4 ditë më pas do të jetë Superkupa kundër Manchester City-t.
Sa i takon qytetarëve, që këtë sezon udhëhiqen nga Enzo Maresca, fituan 3-1 miqësoren e kësaj të diele kundër Atletico Madrid. Spanjollët realizuan të parët me Dominguez, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ‘dopieta’ e Marmoush përmbysi shifrat.
Në minutën e fundit të kohës së rregult Ait-Nouri vulosi rezultatin përfundimtar në favor të anglezëve.
Liverpool ndërkohë u mposht 2-3 me përmbysje nga Monaco në ‘Anfield’. Golat e Isak dhe më pas të Florian Wirtz i dhanë avantazhin e shpejtë anglezëve, të cilët u ndëshkuan nga Golovin dhe Biereth para se në minutat e fundit të vinte përmbysja. Brunner pas ekzakutimit të një goditje dënimi i dha fitoren francezëve.





Komente
Komento