Arsenali ka shkarkuar trajnerin Unai Emery pas rezultateve të dobëta dhe ka bërë me dije se në pankinë përkohësisht do të ulet Freddie Ljungberg.
Klubi nga Londra e ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit spanjoll që ishte ulur në pankinë rreth 18 muaj më parë. Topçinjtë po kalojnë një krizë rezultatesh në Premier League ku nuk fitojnë prej një kohe të gjatë ndërsa mbrëmë janë mposhtur edhe në Europa League 2-1 nga Frankfurti.
Pronai i klubit Josh Kroenke ka dashur të falenderojë teknikun spanjoll për punën ë bërë por ka sqaruar se rezultatet e fundit nuk ishin në nivelin e kërkuar. Drejtimin e skuadrës përkohësisht do e marrë një ikonë e Arsenalit suedezi Freddie Ljungberg ndërsa drejtuesit do të kërkojnë për një trajner të ri.
Përgatiti Andi Kapxhiu