Chelsea ka bërë detyrën në transfertë kundër Brighton duke fituar me rezultatin 1-2 ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të “Premier League”. Në minutën e 17 londinezët zhbllokuan shifrat me Pedro-n që finalizoi me portën e boshatisur pas një asisti të bukur të Hazard. 15 minuta më pas ishte Uilliam që shërbeu për belgun, I cili nuk fali përballë portierit duke dyfishuar rezultatin.
Nga ky moment skuadra e Sarri-t uli ritmin dhe skuadra mike mori frerët e lojës. Në pjesën e dytë në minutën e 66, Brighton shkurtoi diferencat, por gjithsesi deri në përfundim të takimit nuk arriti të gjente golin që do ta nxirrte me pikë nga kjo sfidë.
Brighton vs Chelsea 1-2
Fiton Chelsea, por jo Arsenal që sot pavarësisht ‘dopietës’ së Mkihtarya-n është mposhtur 3-2 në transfertën e Southampton. Skuadra e drejtuar nga Emery arriti në dy raste të barazonte pasi kishte kaluar në disavantazh, por në fund o dorëzua para këmbënguljes së vendasve.
Për Southampton vendimtar ishte goli i realizuar në minutën e 85 nga Austin që përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit gjerman Leno. Në fund një humbje që momentalisht e nxjerr skuadrën londineze jashtë zonës së “Champions League”.