Arsene Wenger e afroi si talent, ish-lojtari i Arsenalit arrestohet për transportin e 60 kg drogë

Arsene Wenger e afroi si talent, ish-lojtari i Arsenalit arrestohet për transportin e 60 kg drogë

Foto ilustruese

ANGLI - Ish-futbollisti i Arsenalit, 33-vjeçari Jay Emmanuel-Thomas u arrestua pasi akuzohet për import droge pasi iu sekuestrua kanabis me vlerë 700 mijë euro në aeroportin Stansted në Londër.

Emmanuel-Thomas u kap duke tentuar të kontrabandonte drogën në dy valixhe, me të cilat mbërriti në Britaninë e Madhe me një fluturim nga Bangkoku më 2 shtator. Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), 60 kilogramë kanabis u gjetën në dy valixhe që i përkisnin sulmuesit aktual të Geenock Morton në Skoci.

Oficerët e NCA-së ndaluan më pas futbollistin që dikur u lavdërua publikisht nga Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit që parashikoi një karrierë të shkëlqyer për Emmanuel-Thomas dhe tha se priste gjëra të mëdha prej tij.

Tashmë sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 700 mijë eurosh. 33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle, teksa së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

Emmanuel-Thomas u rrit në Arsenal, por luajti vetëm pesë ndeshje për ekipin e parë të 'Topçinjve' dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij në Championship. Në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka luajtur për Ipsuich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton.

Jay Emmanuel-Thomas

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament