Arshavin: Objektivi i Rusisë
gjysmëfinalet e Euro 2012

Arshavin: Objektivi i Rusisë<br />gjysmëfinalet e Euro 2012
Arshavin mendon se fitorja bindëse 3:0 në miqësoren kundër Italisë nuk ka qenë e rastësishme, derisa dëshiron që kombëtarja e tij në Euro 2012 të arrijë së paku deri në gjysmëfinale. “Arritja në gjysmëfinale do të jetë një sukses për ne, pasi për të arritur deri atje do të duhet të mposhtim skuadra shumë të forta si Gjermania, Holanda apo Portugalia”, ka thënë Arshavin, kombëtarja e të cilit në Euro 2008 u mposht nga Spanja në gjysmëfinale 3:0.

“Spanja ishte thjesht më e fortë se ne në vitin 2008. Jo vetëm më e fortë se ne, por se të gjitha skuadrat e tjera pjesëmarrëse në turne. Ne u rezistuam atyre për 70 minuta, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ishte e pamundur ndjekja e topit në vazhdimësi nga një makineri si Spanja”, ka shtuar Arshavin.

Sa i përket fitores në miqësoren e fundit kundër Italisë, Arshavin nuk është shprehur i befasuar. ”Ne e kemi ditur prej një kohe të gjatë, që jemi të aftë për të luajtur në atë nivel. Shumica e lojtarëve filluan të ndjejnë siguri në cilësitë e tyre kur fillimisht CSKA e pastaj edhe Zeniti e fituan Kupën e UEFA-s" tha rusi.

"Ne të gjithë e dimë shumë mirë se si duhet të përgatitemi dhe ta arrijmë një rezultati të tillë. Përveç kësaj, Gus Hidink nga ditët e tij të para në kombëtaren tonë na bindi se nuk ka dallim midis nesh dhe evropianëve tjerë, ne jemi një dhe të njëjtë”, ka nënvizuar Arshavin. Rusia ndeshjen e parë e zhvillon kundër Çekisë, sot më 8 qershor. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës