Arsiç e Zhiviç u liruan nga paraburgimi

Arsiç e Zhiviç u liruan nga paraburgimi
Pas 24 orësh të mbajtjes në paraburgim, d je në orët e pasditës janë liruar shefi i të ashtuquajturit Qark i Kosovës, Goran Arsiç, dhe sekretari i Kryqit të Kuq të Lipjanit, Novica Zhiviq.

Siç raportojnë mediet serbe ne vend, Gjyjkata Komunale e Prishtinës as që kishte bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit.
Por, se çfarë do të ndodhë më tutje, do të vendosë prokurori, ka deklaruar avokati i tyre, Jokanoviq. Policia e Kosovës i kishte arrestuar të shtunën në Grackë të Lipjanit, pas një denoncimi se ata kanë bërë presion ndaj serbëve lokalë, që të dilnin në votime në zgjedhjet e Serbisë, më 6 maj. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)