Arsim Spahiu, E vërteta historike
e flamurit të Maqedonisë

Arsim Spahiu, E vërteta historike<br />e flamurit të Maqedonisë
TIRANE- Për përkatësinë etnike të flamurit të sotëm maqedonas janë shprehur mendime të ndryshme. Autorët grekë parashtrojnë se mbretërit maqedonas janë nga Argosi i Peloponezit. Kjo është arsyeja pse mbretërit në fjalë quhen Argeadë. Por, qyshkur A. Gutschmidi (1889, p. 94) dhe O. Abeli (1847) provojnë se ka pasur gjithashtu një qytet me këtë emër, i cili shtrihej në shpatet e Pindit, që e ndan Maqedoninë me Epirin, vihen në dyshim autorët, të cilët mendonin se mbretërit Argeadë kanë qenë grekë.
 Në vitin 1991 Maqedonia zgjedh një flamur të bazuar në yllin e zbuluar në Vergina, simbol ky i epokës së mbretërisë së vjetër maqedonase. Ky simbol, një yll me 16 rreze, bëhet i njohur në Maqedoni e më gjerë vetëm pas gërmimeve arkeologjike në vitet 80 të shekullit XX, në Aigai të Maqedonisë. Por këtë simbol e duan dhe grekët, që thonë se kishin një lidhje speciale me Maqedoninë e vjetër.

Kohët e fundit ata bëhen qendër e vëmendjes për Evropën dhe botën sepse, sipas atyre, vetëm ata mund ta përdornin atë flamur. Nga ana tjetër, Zoti Gligorov, (ish) president i Republikës së Maqedonisë, nëvizon se simboli i yllit rrezatues është përdorur për shekuj me radhë në kishat e Maqedonisë. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, thotë John Shea, do të ketë qenë rastësi (që nuk lidhet me historinë e vjetër). Por, meqë nga studimet e deritanishme është provuar se grekët e sotëm nuk vinë (plotësisht) nga grekët e vjetër, “ylli i Maqedonisë nuk është simbol grek, sado që flamuri është zbuluar në territorin e shtetit të sotëm grek. Grekët e rinj i përvetësuan simbolet e vjetra kulturore sepse u ra të banojnë edhe në vise që ndodheshin jashtë territorit të Greqisë së vjetër. Tashmë dihet gjerësisht se... simbolet kombëtare janë krijime moderne që nuk e pasqyrojnë realitetin e rrethanave të lashtësisë. Tradita edhe mund të shpiket”.

Në këto debate merr pjesë dhe E. N. Borza. Ky studiues i njohur amerikan, mendon se është e pamundur të provohet arkeologjikisht shtegtimi i maqedonasve si grup etnik nga Argosi... 

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç