Rikonstrukturohet shkolla e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, Rama: Do të certifikohet nga shkolla e Lausanne, më e mira në botë për Hotelerinë

Promovimi i Arsimit dhe Formimit Profesional, si zgjedhja më e mirë për të rinjtë dhe si rruga më e sigurt dhe e shpejtë e integrimit të tyre në tregun e punës, vijon të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, i konkretizuar me përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve në shkollat profesionale të vendit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë, e cila ka nisur certifikimin nga Shkolla e Lausanne, më e mira në botë për Hotelerinë, që do të mbështesë nevojat e sektorit Hoteleri-Turizëm në një kohë kur Shqipëria po përjeton një fluks të jashtëzakonshëm turistësh, ndërsa 80 % e studentëve punësohen që në bankat e shkollës me pagesa konkurruese për tregun.

“Kjo është një shkollë që po futet në një fazë shumë të rëndësishme transformimi. Për faktin që i shërben edhe një sektori, i cili po përballet me sfida te  reja tanimë. Dihet që Shqipëria turistike ka hyrë në një fazë të avancuar të zhvillimit të saj dhe patjetër për t’iu përgjigjur këtyre sfidave është shumë e rëndësishme që ne të përgatisim edhe kapacitetet dhe burimet njerëzore, një pjesë të tyre e kemi sot këtu. 

Lajmi i mirë në kuadër të gjithë këtyre që thamë, të sfidave të zhvillimit të hoteleri turizmit, të sektorit të turizmit në përgjithësi lidhet dhe me marrëveshjen që sapo kemi nënshkruar me shkollën e hoteleri-turizmit të Lozanes, e cila është një ndër shkollat  më të mira në botë në fushën e turizmit.

Ka qenë një negociatë e vështirë, por më në fund ata do vijnë në Shqipëri dhe brenda vitit ne po përgatitemi që të standardizojmë dhe të rrisim cilësinë në nivelin e shkollës së hoteleri-turizmit duke filluar me kurrikulat, me trajnimin e mësuesve, me sigurimin që infrastruktura e shkollës e cila është e investuar, t’i përgjigjet standardeve të shkollës së hoteleri turizmit, standardeve ndërkombëtare, aty ku synojmë të shkojmë.” - shpjegoi zëvendësministrja e Financës Olta Manjani, e cila shtoi ndër të tjera se “për të mbështetur gjithë këto zhvillime të tregut të sektorit të hoteleri turizmit, po ndërmarrim dhe një reformë shumë të thellë në arsimin profesional, me fokus arsimin profesional ky synojmë t’i përgjigjemi dhe standardeve europiane. 

Kryeministri vizitoi mjediset e rikonstruktuara të shkollës dhe inkurajoi nxënësit të përvetësojnë sa më shumë dijet e dhëna në bankat e shkollës, si një domosdoshmëri për integrimin e tyre tregun e punës. “Takova këtë verë disa operatorë në zonën e Dhërmiut atje dhe ata thoshin që s’është më pyetja sa është paga, por sa është aftësia dhe kapaciteti profesional i atyre që marrim sepse pagat janë absolutisht shumë të larta, kështu që mësoni sa më mirë.” – inkurajoi ai.

Në shkallë vendi janë 12 shkolla të mesme profesionale që ofrojnë drejtimin Hoteleri Turizëm, të shpërndara në te gjitha rajonet e vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 31/08/2023 10:27

    ajo shkolle njihej si shkolla teknologjike,,ku kishte dege si kimi dhe teknologji ushqimore,,vone eshte futur dhe ushqimi social,,,e shkatarruat kete shkolle ,,dhe tani keni vetem hoteleri -turizem...nuk le gje pa shkatarruar ne tirane o edi rama te rente damllaja ishallah...mas murit te shkolles perballe ishte nje fushe e bukur sporti qe nuk i perkiste shkollws,,sot aty jane ndertuar pallate pa shije,urbanistike...qe i zene pamjen dhe frymen nxenesve te shkolles...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin