Arsimi i Lartë, debat tek “Ligjet”
PS opozitë qeverisë, PD hesht

Arsimi i Lartë, debat tek “Ligjet”<br />PS opozitë qeverisë, PD hesht
TIRANË - Drafti për arsimin e lartë ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej nen për nen. Deputetët e mazorancës në Komision kanë ngritur shqetësimin se ne ligj nuk parashikohet se si ndërhyn shteti në rast falimentimi të Universiteteve Private.

Mazhoranca ka ngritur pikëpyetje dhe paqartësi sa I takon projektligjit për Arsimin e Lartë. Në Komisionin e ligjeve teksa drafti po diskutohej nen për nen kryetari Fatmir Xhafaj ngriti shqetësimin se në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si ndërhyn shteti në rast falimenti të Universiteteve Publike të Pavarura.
 
Risku i falimentimit cili është? Shteti është përpara dy alternativave. Alternativa e parë dhe dhe ligji ia krijon mekanizmat thotë, ky nuk shërben për interesin publik ose kostoja për ta mbajtur është më e madhe sesa dobia publike që sjell dhe në atë rast e le të falimentojë. Në rastin që sheh që dobia publike nga institucioni është më e madhe mekanizmat janë aty që nëpërmjet financimit dhe marrjes së kontrollit në bord ta shpëtojë si institucion dhe ta ruaj në dobi të interesit publik.”- u shpreh Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku.
 
Ju thoni po bëj një xhiro dhe po vij këtu prapë kur ta kem në pozicion falimentimin. A mund të jetë në dispozita tranzitore të shkojmë diçka që e gradualizon këtë gjë.  Në një ditë të bukur gjithë universitetet thonë, do thoni ju po nuk e ka qeveria, por kjo qeveri ka bërë dhe studentë pra ka treguar që ka pasur dhe provoja të kësaj natyre. Askush nuk mund të thotë që jam unë garancia, jo jo garancia nuk mbeten asnjëherë individët, cilido qofshin ata, është ligji është Kushtetuta.”- tha Xhafaj.
 
Ky projektligj i ardhur nga qeveria ka sjellë debate të forta nëpër komisione sidomos nga opozita, por jo vetëm, edhe nga Universiteti i Tiranës apo edhe nga grupet e tjera të interesit.

Debati i plotë në komisionin e Ligjeve për Arsimin e Lartë
Fatmir Xhafa: Jeni të bindur që pjesa e ligjit për entet publike nuk është në kundërshtim me nenin 25 të Kodit Civil.

Plarent Ndreca: Në nenin 25 të Kodit Civil thuhet shumë qartë çfarë janë entet publike. Në këtë gjë kemi bërë e kemi njohur si institucion e arsimit të lartë me ligj.

Fatmir Xhafa: A ka një model tjetër përveç atij portugez, që ju e keni marrë për bazë dhe që do ta ndihmonte arsimin e lartë në Shqipëri. Nuk besoj se ndryshimi i statusit të universiteteve do të ndryshonte dhe mentalitetin.

Arbjan Mazniku: Në evropën kontinentale Universitetet funksionojnë si shtetërore. Në 10-15 vitet e fundit, ka një tendencë në të gjithë Evropën për t'i dhënë…

Fatmir Xhafa: Ju s’mund të më thoni mua që universitetet gjermane, që janë publike, janë më të dobëta se Universitetet e Portugalisë.

Arbjan Mazniku: Krahasuar me madhësinë dhe ekonominë gjermane, universitetet janë më të dobëta se sa universitetet angleze. Universitetet gjermane janë shumë herë më të dobëta.

Fatmir Xhafa: Sapo më argumentuat që Gjermania është vendi më i zhvilluar ekonomik, por universitetet i ka të dobëta. Besoj se me këtë ligj që ju propozoni të kemi një minimum garancie, se sa të pretendojmë diçka që mund të mos e kapim dot, ose si t’ja bëjmë që këtë që kemi arritur deri më sot të mos ta cënojmë? Çfarë do ndodhë në rast falimentimi, cili është risku?

Arbjan Mazniku: Nëse institucionet e arsimit të lartë falimentojnë, atëherë ka dy mundësi, ose shteti do ta lërë të falimentojë ose nëse shteti shikon se ky institucion ofron një dobi atëherë do të financojë atë, duke marrë kontrollin në bord dhe duke e shpëtuar nga falimenti.

Fatmir Xhafa: Sot kështu është, 100% në kontroll. Ju thoni po bëj një xhiro dhe po vij këtu prap, ku isha në fillim.

Arbjan Mazniku: Jo kjo do të bëhet vetëm në rast rreziku

Fatmir Xhafa: Në një ditë të bukur të gjithë universitetet falimentojnë, do thoni ju e ka qeveria në dorë. Po kjo qeveri ka bërë dhe studentë. Qeveritë i kanë bërë studentët. Ka përvoja edhe të këqija. Askush nuk mund të thotë që jam unë garant. Grancia nuk i mbetet individit, por është te ligji, te kushtetuta. Si mundet ta ndryshojmë ligjin, që ta mbrojmë nga një marrëzi që mund të vij më pas? Kur universitetet publike kthehen të pavarura, garancitë duhet të jenë shumë të forta.

Plarent Ndreca: Besoj frika më e madhe këtu është, sa subjekte private të mund të transferohen dhe të përfitojnë nga të mirat publike dhe mund të shkojnë në falimentim.
Garancia kryesore është që ato institucione apo subjekte që kanë për qëllim fitimin nuk kanë asnjë interes për të kaluar në institucione publike. Nëse kanë për qëllim vetëm fitimin, do mbeten institucione private dhe nuk mund të krijojnë fitime nëpërmjet këtij ligji. Ai subjekt që dorëzon pasurinë e tij, do ja dorëzojë disa personave që do të e përfitojnë aktin e themelimit të tij.

Bashkim Fino (pa mikrofon):  Po boll tani se na bëre…! Po kujt do t’ja adresojë? Do t’ja dorëzoj një njeriut tim që do ta bëjë OJGJ. Ci keni këto?! Po heqin dorë privatët dhe po e bëjnë OJGJ… do heq dorë nga pasuria e vet, ç’janë këto që na thoni…

Plarent Ndreca: Unë po flas në praktikë

Bashkim Fino: Po kështu ndodh në Shqipëri, ti duhet ta dish më mirë se je jurist.

Bashkim Fino: Gjithsesi kërkoj ndjesë se nuk e kam personalisht me ju. E the nja 3-4 herë këtë të privatëve dhe kam respekt për veten time, kur kam respekt për veten, për atë që e di mirë, më vjen keq kur e dëgjoj si argument.

Bashkim Fino: Kam një pyetje. Ky është një vlerësim politik që ka bërë qeveria apo apo Ministria e financave dhe APP-ja, e kanë lënë me dashje që kjo IALPP-ja, mund të menaxhojë fondet jashtë kontrollit të buxhetit dhe jashtë Prokurimit Publik. Kjo është një shmangje e ligjit për prokurimit publik, ndërkohë që është person juridik publik.

Fatmir Mjediu: Nuk është në autoritetin e ministrisë për të ndryshuar ligjin e autoritetit publik.

Arbjan Mazniku: Qëllimi i këtij ligji është arsimi cilësor.

Vasilika Hysi: A mund të krijohet institucion publik, kur pasuria vjen nga një person juridik privat dhe vullneti vjen nga një OJF. Si mund të quhet publik, kur krijuesi është një person privat, pra nuk është shteti.

Bashkim Fino- Fatmir Xhafës: Ti e beson këtë?

Fatmir Xhafa: Në parim jam dakord. Kam parë fondacione të tilla.

Bashkim Fino: Po flasim për realitetin shqiptarë. Kjo reformë është shumë e parakohshme për Shqipërinë. Bravo ju qoftë për inciativën që bëni. Sapo kemi dalë nga një proces që kemi mbyllur nja 15 kioska. Për realitetin në Shqipëri kjo është shumë e parakohshme.  Mund të ndodhë që disa individ të caktuar mund të mbrohen nëpërmjet këtij ligji dhe të shpëtojnë nga falimentimi nëpërmjet këtij ligji. Ju po shpëtoni disa universitete private.

Plarent Ndreca: Nuk funksionon kështu

Bashkim Fino: Ore do t'i themi gjerat ballë për ballë? Ky është thelbi, që mbrohen disa njerëz.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)