Arsimi, Vepra e Kongregadës
së Propagandës Fide në Shqipëri

Arsimi, Vepra e Kongregadës<br />së Propagandës Fide në Shqipëri
TIRANË - Historia e misioneve është qenësisht pjesë e historisë universale të shpëtimit dhe në këtë kuptim shembulli më i qartë dhe domethënës qe rivendosja e misioneve françeskane në Shqipëri në vitin 1634. Në studimin e tij, Sekretari i Propaganda Fide, Francesco Ingoli ka marrë nga të katër anët e botës (Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikë), raportet e misionarëve, ka takuar udhëtarët e kthyer nga Lindja, murgjit ortodoksë që kalonin në Romë, rregulltarë nga të cilët dëgjonte histori nga vende të largëta.

I harruar për shekuj në një arkiv, “Raporti/Relacioni i katër pjesëve të Botës” është pasqyrë e këtyre takimeve dhe këtyre leximeve. Në faqet e tij historitë individuale të misionarëve janë të përziera me përshkrime gjeografike, reflektime mbi përshtatjen e krishtërimit ndaj kulturave jo-evropiane, rindërtimit historik, në një vizion që tashmë mund të përcaktonte gjeopolitikën e kontekstit ndërkombëtar.

Temat politike dhe strategjike janë të endura në marrëdhënie dhe analiza të kthjellta të realitetit misionar, nga"çrregullime" dhe "pengesa" për ungjillizimin e popujve të Azisë dhe Afrikës, si dhe nevojën për të lindur një kishë lokale përtej eurocentrizmit të fazës misionare. Në ndërtimin e Kongregatës së re "De Propaganda Fide", në një epokë të shënuar nga tensione të thella, Francesco Ingoli ishte në gjendje për të parë botën me simpati.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbol e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbol e çdo bashkësie etnike