Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko patën një takim me homologët e tyre kosovar në Tiranë, ku në fokus ishte arsimi shqip në diasporë.

Pas këtij takimi, Nikolla, Majko, Gashi dhe Bytyçi, patën një konferencë për shtyp ku deklaruan se është finalizuar Këshilli i përbashkët për menaxhimin e arsimit në diasporë, i cili do të përpunojë dhe caktojë kurrikulëne përbashkët.

“Sot kemi finalizuar këshilline  përbashkët për të mirëmenaxhuar gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndara për të mundësuar arsimimin e fëmijëve në diasporë veç Shqipëria dhe veç Kosova, por një punë e mirëorganizuar nga ekipet tona që do të finalizojnë në nivel teknik duke institucionalizuar në një qendër të bërashkët që do të ngrihet në Prishtinë. Grupet e përbashkëta të punës finalizojnë kurrikulën e përbashkët që do të thotë tekste të përbashkëta dhe një ekip të përbashkët menaxhimi për gjithçka që lidhet me punësimin e mësuesve, trajtimin e tyre dhe të gjitha problematikat që kërkojnë zgjidhje nga ekipet e përbashkëta e dy vendeve tona, për të realizuar angazhimin tonë një arsim cilësor të gjuhës shqipe në diasporë”, u shpreh ministrja Nikolla.

Gjithashtu ministri kosovar i Arsimit, u shpreh se “jam shumë i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy kryeministrave sot po fillojmë implementimin konkret”.

Er.K/Shqiptarja.com