Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë me dije se ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas saj arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Xhixho thekson se arsimi është në emergjencë kombëtare dhe se ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë.
“Arsimi në emergjencë kombëtare, ndaj kam kërkuar interperlancë urgjente me Ministren e Arsimit. Koha për llogaridhënie përballë qytetarëve!
Arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Shpopullimi ka mbyllur shkolla dhe degë studimi në universitete, ndërsa bashkë me numrin e nxnësve dhe studentëve, po bie edhe numri i mësuesve.
Degët e mësuesisë janë të rrezikuara, pasi mashtrimi i qeverisë për të mbështetur me bursa studentët që regjistrohen në to do të ndikojë në rënien e mëtejshme të regjistrimeve në fillim të vitit të ri akademik.
Rezultatet e testeve PISA pak muaj më parë treguan dështimin e politikave arsimore dhe rënien e përgatitjes së nxënësvnë një nivel të paprecedentë. Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet e marra në shqyrtim nga PISA. Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.
Arsimi sot është në emergjencë kombëtare. Ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë.
Duke e konsideruar të domosdoshme marrjen e masave urgjente për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe transparencën me qytetarët për strategjinë që duhet të ndiqet për ta ringritur arsimin, kam kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Znj. Ogerta Manastirliu”,- ka shkruar Xhixho.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
12.1%
-
Jo
80.7%
-
Jam i/e dyzuar
7.2%
Vota total: 264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore! I pari më 2 qershor
12 Janar, 12:07
-
‘S’është ngjarje aksidentale’, Erisa Xhixho reagon ashpër për zjarrin te tregu i ish-Uzinës Dinamo: Pasojë e braktisjes totale të tregtarëve
9 Janar, 11:15
-
'Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve në Europë', Xhixho: Qeveria jeton në luks, qytetarët mezi mbyllin muajin
5 Janar, 13:22
-
Dollia e fundvitit me Partinë Socialiste, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!
30 Dhjetor 2025, 18:07
-
Qytetarët e Vlorës prej katër ditësh pa ujë, Xhixho publikon videon: Kjo është pasaporta europiane e rilindjes
29 Dhjetor 2025, 13:09
-
Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Buxheti 2026, më shumë mbështetje për familjet shqiptare
26 Dhjetor 2025, 20:30
-
Protesta e opozitës, PL shpërthen në akuza: Rama dhe Balluku, ‘organizatë e strukturuar mafioze’
22 Dhjetor 2025, 16:55
-
'Trajtim degradues'/ Xhixho kërkon zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit për Ilir Metën
21 Dhjetor 2025, 13:50
-
Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Morën bonusin e fundvitit, një mbështetje e merituar për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin
20 Dhjetor 2025, 17:55
-
Xhixho kërkon interpelancë me Ministren e Arsimit: Siguria në shkolla kërkon ndërhyrje urgjente
17 Dhjetor 2025, 15:54
-
Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”
10 Dhjetor 2025, 18:00
-
PL kërkon uljen në 5% të TVSH-së për produktet e shportës! Blushi: Mendoni për njerëzit! PS: Rritëm pagat dhe pensionet! Pr.ligji rrëzohet me votat e socialistëve
9 Dhjetor 2025, 15:28