Ministria e Arsimit ka nisur zbatimin e platformës të dëgjesave publike në të gjitha Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore rajonale në vend. Në këto dëgjesa të organizuara nga Drejtoritë Arsimore kanë marrë pjesë të gjithë aktorët dhe grupet e interesit të përfshirë ne sistemin arsimor parauniversitar duke filluar nga deputetët e deri tek mësues, nxënës dhe prindër. Qëllimi i kësaj nisme është informimi dhe dialogimi mes këtyre aktorëve dhe drejtuesve të DAR/ ZA-ve në lidhje me zhvillimet dhe politikat e ndërmarra në sistemin arsimor parauniversitar nga Drejtoritë Rajonale dhe Ministria Arsimit dhe Sportit, për vitin 2014. Marrëdhënia prindër-mësuesnxënës ka qenë kryefjala e këtyre dëgjesave publike, ku është vendosur theksi tek bashkëpunimi i këtyre aktorëve me institucionet arsimore, duke u bërë pjesë e shkëmbimit të ideve dhe bashkëpërgjegjës në jetësimin e politikave më të mira për shkollën shqiptare.
/Shqiptarja.com









