TIRANE- Sfida e arsimit profesional ka mbledhur në një takim informal në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë, ekspertë të fushës dhe politikanë e përfaqësues të Bashkimit Evropian. Për ministrin e mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, nën varësinë e të cilët janë edhe shkollat profesionale, çelësi i suksesit qëndron tek motivimi i mësuesve.
Clive Rumbolt, përfaqësuesi i BE-së në Tiranë, duke iu referuar projektit “Erasmus plus”, nga i cili kanë përfituar edhe mjaft të rinj shqiptarë, u shpreh se ata prej vitesh po mbështesin arsimin profesional.
“Në korrik 15 studentë shqiptarë fituan bursa studimi falë projektit “Erasmus plus”, ndërsa në listë pritje janë edhe 50 të tjerë. Arsimi është një nga prioritet e BE, por edhe i qeverisë shqiptare. Po ju jap disa shifra që tregojnë se sa shumë ka përfituar Shqipëria nga këto fonde, që nga viti 1992 i janë caktuar 36.7 mln euro nga projekti Tempus, ndërsa vetëm në 6 vitet e fundit për trajnimin dhe arsimin profesional i janë caktuar 14 mln euro. Ajo që po bëjmë ne është ta ndihmojmë Shqipërinë që tregu i punës në Shqipëri të ketë aftësitë që kërkojnë punëdhënësit”, tha Clive Rumbolt, përfaqësues i BE-së në Tiranë.
Në takim ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Arsimit, Arbrjan Mazniku, i cili vuri theksin tek ligji i ri i arsimit të lartë që pritet të miratohet në muajin tetor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com