TIRANË - Ministri i Arsimit i bën thirrje të rinjve që të orientohen drejt arsimit professional. Në një konferencë të posacme për shtyp, Tafaj theksoi se për vitin 2012 është shënuar një rritje e numrit të nxënësve që pas shkollës 9 vjecare vendosin të ndjekin lëndë specifike profesionale.
“Ne po investojmë për arsimin profesional, për të rritur rrisim kapacitetin me 15 për qind në sistem, kemi një rrjet konviktesh që ju vihet në dispozicion nxënësve të zonave të thella që vijojnë arsimin profesional. Gjithashtu kemi një paketë bursash për nxënësit e arsimit profesional, po përkthejmë tekstet më të mira të shkollave të huaja, të gjitha programet po përmirësohen dhe po orientohen më mire, për tregun e punës”, tha ministri.
Ai lajmëroi se qeveria do të hapë 5 shkolla të reja profesionale me një kapacitet prej 2500 nxënësish. 4 prej këtyre shkollave janë hoteleri – turizëm, teknologjia e informacionet dhe shërbime.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com