Lindita Muka është Drejtoresha e re e Drejtorisë Arsimorë të qarkut të Durrësit. Pas debatit publik të zhvilluar midis kandidatëve të qarkut Durrës, Lindita Muka është e përzgjedhura për qarkun në fjalë. Aktiviteti ka nisur rreth orës 17:00 dhe ka zgjatur reth dy orë ku pesë kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre për arsimin në vend dhe në qarkun për të cilin kandidonin.

Kjo është faza finale e konkurimit dhe nga ky konkurim kanë dalë 3 drejtorë të Drejtorive Rajonale, dhe përkatësisht ai i qarkut Lezhë, Bardhok Pulaj, Drejtoresha  e Qarkut Shkodër, Erieta Laçej, dhe së fundmi Lindita Muka për Durrësin. E pranishme gjatë kësaj faze konkurimi ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, znj Lindita Nikolla, e cila ka vlerësuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues si një formë tepër transparente dhe pa ngjyrime politike. “Gjithçka do të jetë në bazë të aftësive të kandidatit  dhe platformës që do të shpalosë kandidati pjesëmarrës”- ka deklaruar Ministrja e Arsimit. Gara ka nisur me 230 mësues që kanë kandiduar për 12 qarqet e vendit me anë të një provimi me shkrim.

Faza e dytë ka qenë ajo e intervstimit me gojë pranë Ministrisë së Arsimit nga e cila kanë dalë 68 konkurentë, ndërsa faza e tretë dhe finale është vendosur të jetë një debat publik në rrethe, ku kandidatët kanë mundësi të paraqesin platformat, pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Ndërkohë kanë mbetur edhe 9 qarqe të vendit në të cilat priten të zgjidhen drejtorët e rinjë të Drejtorive Arsimore Rajonale. Kjo është faza finale e konkurimit dhe nga ky konkurim kanë dalë 3 drejtorë të Drejtorive Rajonale.


Shkrimi u publikua sot(27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.om(print)
(v.gj/shqiptarja.com)