TIRANE- Ligji i arsimit parauniversitar do të përcaktojë se kush nga mësuesit të cilët morën pjesë në testimin kombëtar do të punësohet i pari. Ndërkohë që kjo procedurë do të jetë në dorë të drejtorëve të shkollave dhe atyre të drejtorive Arsimore por duke zbatuar ligjin dhe rezultatet e dala nga testimi.
 
Punësimi
Mësuesit që iu nënshtruan testimit kombëtar edhe pse mund të arrijnë një vlerësim maksimal, do të nënshkruajnë kontratat e punës, vetëm nëse do të përzgjidhen në bazë të vendeve vakante. Por edhe më pas ata do ti nënshtrohen provimit për kualifikimin  që zhvillohet çdo vit.