Arsyeja pse Mbretëresha Elizabeth
mban gjithmonjë një çantë në dorë  

Arsyeja pse Mbretëresha Elizabeth<br />mban gjithmonjë një çantë në dorë  
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II mban gjithmonë në dorë një çantë. Deri këtu asgjë nuk është e cuditshme, pasi çanta kompleton veshjen e një gruaje. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Pas çantës së mbretëreshës fshihet një mision i fshehtë për të cilin nuk besoj t'ju ketë shkuar mendja ndonjëherë. Çanta e mbretëreshës, përcjell disa kode që askush nuk i donte.
 
Po ju tregojmë disa prej tyre:
 

Nëse Mbretëresha është duke biseduar me dikë dhe ndryshon papritur çantën nga njëra dorë dhe e çon në dorën tjetër, ky është një sinjal që do të thotë që ajo ka nuk do ta vazhdojë më bisedën.
 
Një tjetër sinjal është se nëse Mbretëresha vendos çantën e saj mbi tavolinë, kjo do të thotë se aktiviteti do të  mbyllet brenda pesë minutash.
 
Por nëse ajo e vendos çantën në tokë do të thotë se asaj nuk po i pëlqen aspak biseda dhe shoqëruesja e saj duhet të vijë ta shpëtojë nga kjo bisedë.
 
Ndërsa veprimi më i ‘frikshëm’ i Elisabeth, është kur ajo rrotullon unazën, sinjal ky që do të thotë se stafi i saj duhet të vijë ta shpëtojë menjëherë, pavarësisht se në ç’bisedë është ajo.
 
Gjithë stafi i saj është sy e veshë tek çanta e Mbretëreshës. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës