Arsyet pse shtojnë në peshë
ata që lenë duhanin

Arsyet pse shtojnë në peshë<br />ata që lenë duhanin
Shumica e ish-duhanpirësve, pasi ndalojnë pirjen e duhanit përballen jo vetëm me  rritje të kalorive, por me një ndryshim në përbërjen e florës së zorrëve.
Këtë e pohon  një studim i mbështetur nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës dhe botuar në PLOS ONE.
Pas ndalesës së duhanit për një sërë arsyesh  tek ata persona shtohen në  baktere të njëjta me njerëzit e dhjamosur.
 
Shkencëtarët kanë parë në materialin gjenetik të baktereve të zorrëve të 20 rasteve të pranishme  në studim për një periudhë prej nëntë javësh. Nga këta pesë persona nuk pinin duhan, pesë të tjerë ishin duhanpirës dhe dhjetë të tjerët e kishin lënë duhanin një javë pas fillimit të studimit.

 Ndërsa diversiteti bakterial I feces së duhanpirësve dhe të jo-duhanpirësve kishte ndryshuar vetëm pak me kalimin e kohës,tek grupi që kishte lënë duhanin vërehej një ndryshim I madh në përbërjen mikrobike të zorrëve.

Fraksionet Proteobacteria dhe Bacteroidetes u rritën në kurriz të përfaqësuesve të Firmicutes dhe Aktinobaktereve. Në të njëjtën kohë, subjektet të cilët kishin ndaluar pirjen e duhanit kishin fituar një mesatare prej 2,2 kg në peshë, madje edhe në qoftë se sasia e ushqimit të tyre kishte mbetur e njëjtë.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova