Arsyet që do bëjnë të hiqni dorë nga ushqyerja e fëmijët me biberon...8 SUPERFUQITË e gjidhënies!

Arsyet që do bëjnë të hiqni dorë nga ushqyerja e fëmijët me biberon...8 SUPERFUQITË e gjidhënies!

Të humbasësh peshë pas shtatzënisë pa bërë ushtrime dhe pa mbajtur një dietë strike duket në pamje të parë pothuajse e pamundur. Pas lindjes nënat kanë shumë dëshira, të heqin kg e tepërt që mund  t'i kenë mbetur nga shtatzënia, të kenë një fëmijë të shëndetshëm, të zgjuar, të bukur...të gjitha këto dëshira kanë një emërues të përbashkët: gjidhënia.

Të ushqyerit fëmijët me gji ka përfitime të mrekullueshme biologjike, fiziologjike dhe psikologjike si për nënat ashtu edhe për bebet.

Më poshtë do të keni një listë të të gjithë të mirat që përfitoni duke ushqyer fëmijët me qumësht gjiri.

Ju ndihmon të humbisni peshë

Prodhimi i qumështit dhe ushqyerjes me gji është një punë e vështirë për trupin e një gruaje. Në fakt, mund të djegë deri në 500 kalori në ditë, sipas mjekëve obstetër dhe gjinekologë. Kjo është arsyeja pse shumë nëna të reja vërejnë se ata fillojnë të humbin peshë pas lindjes: Ata po djegin më shumë kalori sesa konsumojnë dhe humbasin disa kile pa ndonjë ushtrim shtesë.

Qumështi ndryshon në varësi të nevojave të fëmijëve

Foshnjat rriten shpejt dhe gjithmonë kanë nevojë për proteina shtesë, minerale dhe vitamina në varësi të fazës së zhvillimit ku ndodhen ose nëse luftojnë kundër ndonjë sëmundjeje, si një ftohje e zakonshme. Kjo është arsyeja pse mund të themi që qumështri  i gjirit është "i zgjuar". Ai ndryshon formulën e tij sipas nevojave të fëmijës. Kjo ndodh nga java në javë apo një dita në ditë.

Ai siguron qelizat burimore për fëmijën

Një foshnjë në rritje ka nevojë për ndihmë nga nëna për të vazhduar zhvillimin e trupit të tyre. Qumështi i gjirit është thelbësor për këtë proces pasi përmban qelizat e gjalla, ose më e rëndësishmja qelizat burimore, të cilat "udhëtojnë" në trupin e foshnjës për t'u bërë pjesë e trurit, zemrës, veshkave ose indeve të kockave të tyre.

Bën të lumtur nënën dhe fëmijën

Ushqyerja me gji stimulon trurin e nënës dhe foshnjës për të lëshuar oxytocin, hormoni përgjegjës për t'i bërë ata të përjetojnë lumturi dhe siguri. Ajo gjithashtu qetëson nënën dhe stabilizon nivelin e saj të stresit dhe ankthit.

Mbron foshnjën nga sëmundjet

Shkencëtarët pohojnë se sëmundjet e zakonshme të foshnjeve si infeksioni i veshit, problemet në frymëmarrje kanë më pak shanse që të shfaqen tek fëmijët që ushqehen nga qumështi i nënës. Qumështi i gjirit ka veti mbrojtëse që përgatisin dhe mbrojnë fëmijën, nga disa lloje infeksionesh.

I bën më të zgjuar dhe të kenë kujtesë më të mirë

Sipas studimeve, sa më shumë që një foshnje ushqehet me gji, veçanërisht në 28 ditët e para pas lindjes, aq më i lartë është ndikimi pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e trurit, gjë që rrit aftësitë dhe inteligjencën e tyre.

Është një "urat" lidhëse më kryesore mes nënës dhe fëmijës

Hulumtimi i gjerë ka treguar që ushqyerja me gji është një urat lidhëse më kryesore mes nënës dhe fëmijës. Lëshimi i hormonit të "Oxytocin" i bën ata të dy të ndihen më të bashkuar. Gjithashtu ndihmon që nëna të bëhet më e ndjeshme ndaj fëmijës dhe të krijojë një lidhje të veçantë që do të zgjasë me vite. Nga ana tjetër, ndikon që fëmija të ndihet më i sigurt dhe i mirëpritur në familje.

I bën kockat e nënës më të forta

Ekspertët e dinë që shtatzënia dhe ushqyerja me gji mund të bëjë që trupi i femrës të asimilojë kalciumin shumë më me efikasitet, kështu që kur fëmija është vetëm 6 muajsh, kockat e nënës janë më të dendura sesa ishin para se të zbulonte se ishte shtatzënë. Përfitimi është aq mbresëlënës sa që mund të ulë edhe rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

*Artikulli është përkthyer nga BrightSide

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025