Ditë zie në familjen e deputetit socialist, ndahet nga jeta nëna e Eduard Shalsit
Eduart Shalsi dhe nëna e tij
Nëna e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në një postim në rrjetet sociale teksa i ka dedikuar një mesazh prekës. Shalsi thotë se nëna e tij u largua në paqe nga kjo botë e shton se nuk do ta harroje deri sa të ketë frymën e fundit.
Shkrimi i Eduard Shalsit:
Alije Shalsi ( 1938 – 2021 )
Nëna ime e shtrenjtë u largua në paqe nga kjo botë, duke na lënë pas kujtimet e paharrueshme të një jete të denjë, produktive dhe të përmbushur!
Një grua e jashtëzakonshme, një nënë tejet e përkushtuar, një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, plot cilësi të admirueshme, që me shembullin e jetës së saj aktive ka qenë një model që nuk ka rreshtur së frymëzuari e së udhërrëfyeri.
Më ke bëre të ndjehem gjithmonë krenar përpara të gjithë atyre që të njohën nga afër. Me kulturën, mirësinë e mënyrën tënde mbresëlënëse të të komunikuarit na dhe shumë mësime të vyera, përgjatë gjithë jetës.
Nuk do të ketë një ditë të vetme, për sa kohë të marr frymë, që mos të të kem në zemër e të të kujtoj me mall, duke qënë fort i bindur, se nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari…
Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një NËNË të mrekullueshme si TY!
Prehu në paqe e SHTRENJTA JONË!
“Për shkak të rrethanave të Pandemisë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm FAMILJARE.”
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.4%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe Tropojë! Eduard Shalsi: Nuk ka lidhje me konfliktin! Drejtimin e kam unë
20 Shkurt, 12:34
-
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje
20 Shkurt, 10:51
-
Rama 2 orë takim me drejtuesit politikë, kërkon më shumë angazhim për votën e diasporës! Tërheq vëmendjen për qarqet me numër të ulët të regjistrimeve të emigrantëve
3 Shkurt, 10:08
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Berisha i tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko-Spiropalit: Kërko informacion tek SHISH, gati të dorëzoj imunitetin! Replikon ish-kryeministri
7 Janar, 12:26
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor 2024, 15:55
-
Në mitingje sulmojnë SHBA-të si të korruptuara, por në takime me të deleguarën e ambasadës deputetët e PD i shkojnë ‘me vrap’!
1 Nëntor 2024, 12:42
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor 2024, 16:15
-
Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara
7 Tetor 2024, 12:17