Art dhe çudira! Ja disa nga
sekretet e njerëzve të mëdhenj

Art dhe çudira! Ja disa nga<br />sekretet e njerëzve të mëdhenj<br>

Bota e artit është e mbushur me çudira që mbase më parë nuk i dinim. Ne po ju njohim me disa prej tyre.
-Theodor Seuss Geisel në shtëpinë e tij kishte një dhomë plot me kapele të çuditshme, të fshehura prapa një rafti librash. Ai ua vinte ato mysafirëve dhe u kërkonte që të mishërohen me atë karakter atë mbrëmje. Kështu pra përdorte koleksionin e tij të kapelave për t’u frymëzuar për karaktere të reja dhe për të kapërcyer bllokimet krijuese.
1

 -Babai i impresionistit të njohur francez, Claude Monet, nuk donte që i biri i tij të merrej me pikturë. Kërkesa e tij ishte që Monet të ishte shitës i produkteve ushqimore.
2

-Jackson Pollock dikur ishte pastrues në Byronë për Ndihmën e Emergjencave. Ai gjithashtu punoi si roje në një shkollë.
3

-Leonardo Da Vinci ishte majtak dhe shkruante nga e djathta në të majtë. Në fakt, shkrimet e tij mund të lexoheshin tamam vetëm në pasqyre.
4

-Pablo Picasso ishte një nga të dyshuarit për vjedhjen e vitit 1911 të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa. Për këtë madje shkurtimisht u arrestuar.
5

-Kryevepra e Rilindjes, “Pieta”, është e vetmja vepër që Michelangelo Buonarroti e ka nënshkruar ndonjëherë. Më vonë u pendua meqë e cilësoi si shfrim krenarie, ndaj u zotua se kurrë më nuk do të nënshkruante një vepër tjetër.
6

-Salvador Dali u përjashtua nga shkolla e artit në Madrid. Ai besonte se ai ishte rimishërim i vëllait të vdekur, i cili gjithashtu quhej Salvador, ndaj e vuri në zjarr dhomën e tij të gjumit.
7

 -Vincent Van Gogh prodhoi më shumë se 2,000 vepra arti gjatë jetës së tij: 900 piktura dhe 1,100 vizatime dhe skica. Ndërkaq, e shiti vetëm një pikturë derisa ishte gjallë.
8

-Piktori francez Paul Gaugin, ishte punëtor në Kanalin e Panamasë. Rreth 25,000 punëtorë vdiqën gjatë ndërtimit të atij kanali.
9

-Më 3 dhjetor 1961, piktura e bërë nga Henri Matisse, “Le Bateau”, u vendos gabimisht përmbys. Ashtu qëndroi për 46 ditë, pa e vënë re në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.
10

e.gj/Shqiptarja/com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend