Art dhe spiritualitet në
Shën Kostandinin shqipta

Art dhe spiritualitet në <br />Shën Kostandinin shqipta
Ndërtesa të shenjta dhe me forcë shpirtërore e njëkohësisht përmbajtëse vlerash artistike shumë të mëdha. Në Shën Kostandinin Shqiptar, në qendër të fshatit, mirëseardhjen duke shfaqur nga larg këmbanën që, nga sheshi, duket akoma edhe më e madhërishme, e jep Kisha Mëmë, dedikuar shenjtëve Kostandin dhe Elena. Ndërtesa i përket fillimit të viteve 1600 dhe është në stil barok me tre salla. Ndër shekuj ka pësuar ristrukturime dhe modifikime të ndryshme. Në vitin 1845 janë realizuar qeramikat e vendosura në pjesën ballore, që përfaqësojnë Shën Kostandinin (në qendër), Shën Pjetrin (majtas), Shën Palin (djathtas). Nuk janë të pakta transformimet që struktura ka pësuar përgjatë shekujve. Ndërtuar sipas ritualit roman, ka pësuar ndryshime në vitet Pesëdhjetë të Shekullit XX, kur prezbiteri, i ndërtuar sipas ritualit latin, u përshtat me ritualin bizantin. Me punimet përforcuese të mbyllura më 1998 është ndërtuar ikonostasi që ndan kishën në dy pjesë: ajo e altarit dhe pjesa tjetër ku ndodhen stolat për besimtarët. Altari ndahet nga pjesa tjetër e kishës nga një mur i stolisur me ikona e i përbërë nga tre dyer. Nga dera kryesore, e quajtur “Porta Reale” mund të dalë vetëm prifti i mbuluar nga veshjet e shenjta. Dyert anësore përdoren nga Dhjaku. Spikasin pamjet e Shën Kozmait, Damiano-s, Jovan Batistit, Shën Nikolës, Shën Kostadinit të Madh, Shën Barbarës dhe ikonat e Shën Mërisë që lutet dhe e fytyrës së Krishtit. Ikonat kanë një domethënie të madhe teologjike. Ato janë vendndodhja hyjnore, përfaqësojnë një dritare ndaj misterit të mishërimit dhe afrojnë njerëzit drejt kuptimit të Zotit. Ikonostasi është vepër e artizanëve vendas. Pikturat dhe ikonat e stilit bizantin modern janë realizuar nga piktori shqiptar Josif Droboniku.

MJESHTERI E SPIRITUALITET NE SH'KOSTANDIN
Edifixhe të shëjtë, lloke pljotë spiritualitete që ruanjenë rrëkica artistike shumë të kërkuara. Sh’kostandin., në qendrin e katundin, na jep mirëardhjen, tue buthtuar kamanarin e saj, që, ka qaca, duket edhe më pljot me madhëri, Kljisha “Madre”, e dedikarturë shëjtvet Kostantini e Elena . Edifixhi u stis në 1600 e stili është barok me tri navata. Gljatë sekusljivet u ristruturua e u ndrua disa herë. Në 1845 u bë façata me majolike, ku janë te simbolizuarë Shën Kostandini në mest, Shëh Pietri (ka manxhinta) e Shen Pauli (ka djathta) Nëk janë pak ndryshimet që u bënë me motin që shkonei. Pas që kjle e stisurë sipas stilin e ritit ljëtirë, u ndrua në vitrat Pesdhietë të sek. XX, kur presbiteri, i stisur për ritin ljëtirë, shkoi me ritin bixantin. Kur beri terremoti, u forcuanë struturat njera Mjeshtërsi E Spiritualitet Në Sh’kostandin në 1998 e u bë Ikonostasia, një struturë linjamje e mirë me tri dyer, që ndan autarin ku prifti thot meshën me navatën ku janë banget e kishtervet. Ikonostasia ndan santuarin ka kljishën të tërezë si një mur druri me tri dyer të bukuruara me ikona. Ka dera në mest “Porta Reale” mënd të dalj e të hynj vetëm kreiprifti. Të tjerat dya janë për djakonët. Tek dërrasat të ekspozuara bienë në sy Shëjtëtë Cozma e Damiano, Shën Njanji Batista, Shen Kuloi, Shën Kostandini i Madhi, Sanda Barbara e iconat e Shër Mërisë që thot urata e faqja Zotit Krisht. Ikonat kanë një vljerë teoloxhike e madhe. Ato janë vendi i pamjes së Perendisë, janë dritësorja e Misterit të të vënurit ndë jetë, e qasnjenë njerzit Tën Zoti. Ikonostasia ëshjtë art e arxhanëvet të vendit. Kuadret e iconat bizantine moderne janë bëra ka pitori shqiptar Josif Droboniku.

Përktheu: Pietro Abitante

(Shkrimi u botua në suplementin e së djelës RILINDASI në të përditshmen SHQIPTARJA.com)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë