Art/Isufi riciklon mesazhin e
Big-Bang-ut për vjedhjen e BSH

Art/Isufi riciklon mesazhin e<br />Big-Bang-ut për vjedhjen e BSH
TIRANE - Piktori Ardian Isufi, artist dhe pedagog në Universitetin e Arteve do të riekspozojë një vepër arti, e cila sipas tij në mënyrë metaforike do të kujtojë grabitjen që është bërë në Bankën e Shqipërisë. Nuk kanë mjaftuar vetëm mediat, editoralistët dhe politikanët për të zbardhur skandalin e vjedhjes së 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë.

Shija e keqe e këtij akti të rëndë tashmë ka ndikuar edhe tek artistët e njohur. Isufi për të shprehur ndjesinë publike të këtij akti të rëndë sugjeron një skulpturën e tij të njohur, e cila ka qenë pjesëmarrëse edhe në bienale të ndryshme,“Big Bang”-un. Me sa duket artisti nuk ka pasur ide për ndonjë vepër më origjinale që t’i përgjigjet rastit në fjalë. Ai ka menduar ta ironizojë skandalin me veprën e hershme, të cilën ka menduar ta vendosë përballë Bankës së Shqipërisë e Teatrit të Kukullave, sipas tij “si ironi për vjedhjen që iu bë shqiptarëve”.

Në fakt, njohës të veprave të artit kanë pritur diçka më shumë nga artisti. Ata janë shprehur pas publicitetit që i ka bërë kësaj vepre se “veprat lindin në kontekstin e kohës dhe hapësirës, dhe si të tilla kanë kuptimin e momentit kur janë bërë. Një vepër arti lind, rritet ne kontekstin social të momentit. Dihet se kjo vepër ka lindur vite më parë. Pse duhet të ekspozohet në kontekstin e këtij skandali. Isufi rrëfen se është frymëzuar për këtë ide nga italiani Maurizio Cattelan..!, që vendosi veprën e tij përballë bursës në Milano si ironi për nëpunësit dhe njerëzit qe menaxhojnë paranë, e që shkaktuan krizën globale ekonomike.

Pas kësaj Isufi shprehet se do ta çojë kërkesën e tij në dyert e institucioneve në mënyrë që kjo skulpturë të shërbejë si kujtesë për grabitjen e Bankës. Duket pak zhgënjyese ideja e Isufit. Shumëkush mund të pyesë pse nuk i përvishet punës që të bëjë një vepër të posaçme për këtë skandal kombëtar. 

skulptura me logo
(Në foto: Skulptura e artistit Ardian Isufi, si simbol i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim