Arta Dade: Ambasadorët të mbahen larg konfliktualitetit politik
TIRANË, 8 KorrikATSH-Anila Struga/ – Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkoi sot që ambasadorët të mbahen larg konfliktualitetit politik të ditës. Deklarata e saj u bë në përgjigje të një konstatimi të nënkryetarit të komisionit, Aldo Bumçi, i cili vuri në dukje një praktikë të kryeministrit Rama, që në vizitat jashtë vendit ose […]
TIRANË, 8 KorrikATSH-Anila Struga/ - Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkoi sot që ambasadorët të mbahen larg konfliktualitetit politik të ditës.
Deklarata e saj u bë në përgjigje të një konstatimi të nënkryetarit të komisionit, Aldo Bumçi, i cili vuri në dukje një praktikë të kryeministrit Rama, që në vizitat jashtë vendit ose në ato të zyrtarëve të huaj në Tiranë nuk shoqërohet nga ambasadorët shqiptarë të vendeve respektive.
Konstatimin e tij Bumçi e ilustroi me vizitën në Tiranë të Presidentit austriak Fisher, ku ai pretendoi se mungonte ambasadori shqiptar në Vjenë.
"Kur ka ardhur presidenti austriak Fisher në Tiranë ambasadori ynë në Vjenë, Roland Bimo, ka qënë në krah të kryeministrit, por me sa duket juve ju ka shpëtuar kjo gjë dhe as media nuk e ka pasur në fokus. Ndërsa pyetjet që po i drejtoni ambasadorëve të pranishëm i konsideroj provokative. Kandidatët për ambasadorë nuk janë këtu për të bërë komente për ato që thotë Kryeministri. Z. Bumçi, si ju, si kryetari i partisë suaj mund të bëni komente në të gjitha mediumet, si dhe në parlament, por ambasadorët t'i mbajmë larg konfliktualitetit politik dhe çështjeve politike. Ambasadorët përfaqësojnë Shtetin, Presidentin, kryeministrin, parlamentin, median, shoqërinë civile dhe çdo strukturë të asaj që ne na bën të jemi Shtet", iu përgjigj Dade deklaratës së Bumçit, ndërsa komisioni i Jashtëm po zhvillonte një seancë dëgjimore me dy kandidatura për ambasadorë në Bullgari dhe Republikën Çeke.
Për konstatimin e deputetit demokrat, ndërhyri dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, i pranishëm në mbledhje.
Sipas tij, kjo procedurë është e tejkaluar dhe për shumë vende perëndimore si Itali, Francë, etj. "Vetëm në rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin është bërë një përjashtim nga protokolli gjerman dhe është ftuar dhe ambasadori. Ne do të ecim në këtë trend dhe kjo nuk është një qasje e re, pasi deri më sot është zbatuar procedura e ftesës për ambasadorët, e cila rezulton se është diçka formale dhe nuk sjell ndonjë të re në tryezën e bisedimeve", sqaroi sekretari Qirko. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simboleve shtetërore, minon unitetin e të gjithë qytetarëve të RMV-së
30 Nëntor, 07:47
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55